Agjencia e Mbikqyrjes Policore zhvilloi një sesion informues me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës lidhur me misionin e kësaj Agjencie dhe mënyrat e komunikimit në rast ankesash ndaj veprimeve të paligjshme nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës.
Universiteti Bujqësor i Tiranës, si mbështetës i kauzave sociale dhe ndërgjegjësuese në funksion të shoqërisë, priti për të prezantuar objektivat e këtij sesioni informimi përfaqësuesit e programit ICITAP në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, përkatësisht Richard Deasy, Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP dhe Rick Bates, Këshilltar i ICITAP për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Takim u realizua në kuadër të një fushate ndërgjegjësimi nga AMP, pjesë e Ministrisë së Brendshme, me studentë dhe qytetarë në gjithë vendin, e cila mbështetet nga SHBA, përmes programit ICITAP.