Skip to Content

Atmosferë Festive në UBT: Bashkë me Studentët dhe Miqtë nga BOKU


Në kampusin e Universitetit Bujqësor të Tiranës u krijua një atmosferë festive mes pedagogëve dhe studentëve, gjithashu ishin të ftuar edhe miq nga Universiteti partner BOKU i Vjenës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, theksoi rolin jetik që luan UBT në formësimin e të ardhmes së të rinjve dhe në zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

"Sot është hera e parë që kemi mundësi të mblidhemi dhe të shijojme nje pije me njëri tjetrin.

Universiteti Bujqësor që ju studioni ka të miratuar tashmë 9 programe të reja mësimore të cilat janë ekujvalente me Universitetin BOKU të Vjenës dhe duke filluar nga tetori çdonjëri nga ju është përfitues i një ndër 180 bursave në Universitetin BOKU të Vjenës.

I bëj thirrje gjimnazistëve që janë në procesin e dhënies së provimeve të maturës dhe në procesin e vendimarrjes për  udhtimin e tyre më të rëndësishëm në jetë që është graduimi dhe diplomimi, se Universiteti Bujqësor është tashmë i konsoliduar dhe një universitet që ofron ofertën më të mirë akademike në treg,"-shtoi ai.

Nga ana tjetër, Hubert Hasenauer, Koordinator i projektit UBT-BOKU, u shpreh se ky bashkëpunim nuk është vetëm shkëmbim akademik, por një urë që lidh kultura, ide dhe vizione për një botë më të qëndrueshme dhe të bashkuar.

Kjo festë ishte një kujtesë e bukur se kur bëhen bashkë arsimi, rinia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, lindin mundësi të reja, miqësi të qëndrueshme dhe shpresa të gjalla për të ardhmen.

UBT dhe BOKU nisin reformën e programeve Master drejt standardeve europiane