Universiteti Bujqësor i Tiranës ju fton të merrni pjesë në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë e Shqipërisë 2030, e cila do të zhvillohet më 3-5 Nëntor 2025, në ambientet e UBT-së.
Ajo do të fokusohet në rolin e digjitalizimit dhe inovacionit në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor, duke mbledhur akademikë, përfaqësues të politikave publike dhe organizata ndërkombëtare.
Konferenca organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë (BOKU) dhe me institucione partnere nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
Programi i konferencës përfshin seanca plenare në nivel të lartë me folës nga më shume se 15 shtete të botës, si dhe seanca shkencore paralele mbi bujqësinë, ushqimin, mjedisin dhe shkencat veterinare.
