E premtja shënoi ditën e tretë dhe përmbyllëse të misionit të 15-të BOKU–AUT në Vjenë, ku delegacioni i AUT u mbështet nga 29 anëtarë të stafit akademik të BOKU.
Gjatë punës së përbashkët u finalizuan titujt e programeve të reja Master ne Shkenca dhe u përcaktuan hapat për finalizimin e plotë të tyre në fillim të vitit 2026, me synimin që programet të lançohen në tetor 2026. Ky bashkëpunim tregon angazhimin e përbashkët për avancimin e Strategjisë AUT 2030.
Një falënderim shkon për Profesor Hubert Hasenauer dhe ekipin e BOKU për mbështetjen gjatë këtij procesi!