Skip to Content

Demonstrime Kërkimore në Valias: Vlera Strategjike e Resurseve Gjenetike Bimore

Në kuadër të aktiviteteve dhe programit të kërkimeve shkencore që zhvillon Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës, u organizua dita fushore me demonstrime të punëve kërkimore në terren, në bazën eksperimentale të UBT-së në Valias.

Në aktivitet ishin të pranishëm Zv. Rektorja për Shkencën dhe Inovacionin në UBT, Prof. Dr. Erinda Lika; staf akademik dhe studentë të universitetit; përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidaneve, Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Tiranë (AREB), si dhe institucione të tjera të sektorit. 

Kërkuesit shkencorë të UBT-së prezantuan eksperimente dhe rezultatet e punëve të tyre sipas grupeve të ndryshme të kulturave bujqësore dhe diskutuan rëndësinë e resurseve gjenetike bimore për sigurinë ushqimore dhe qëndrueshmërinë bujqësore në vend.

Takimi theksoi nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efektiv mes aktorëve të ndryshëm që veprojnë në këtë fushë, me qëllim ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve gjenetike si një vlerë strategjike për shoqërinë sot dhe në të ardhmen.

Marrëveshje Strategjike për Zhvillimin e Gjeoinformacionit mes UBT dhe ASIG