Skip to Content

Dita e tretë e misionit UBT-BOKU, përmbledhje e arritjeve

Në ditën e tretë dhe përmbyllëse të misionit të përbashkët, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti BOKU i Vjenës zhvilluan një takim përmbledhës, ku u diskutua mbi arritjet dhe rezultatet e dy ditëve intensive të punës akademike në mjediset e UBT-së.

Gjatë këtij takimi përmbyllës u nxorr në pah progresi i bërë në finalizimin dhe rishikimin e programeve të reja Bachelor dhe Master, harmonizimi i kurrikulave sipas standardeve evropiane, si edhe forcimi i bashkëpunimit institucional mes dy universiteteve.

Pjesëmarrësit nga të dy universitetet theksuan rëndësinë e punës në grupe tematike, diskutimeve të thelluara dhe shkëmbimit të ekspertizës ndërkombëtare, të cilat kanë kontribuar drejtpërdrejt në modernizimin e ofertës akademike të UBT-së.

Takimi shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi hapat e ardhshëm, duke përcaktuar prioritetet për vijimin e bashkëpunimit strategjik UBT–BOKU, me fokus cilësinë e mësimdhënies, ndërkombëtarizimin dhe përafrimin e plotë me praktikat më të mira evropiane në arsimin e lartë dhe avancimin e kërkimit shkencor.

Misioni u vlerësua si një proces i suksesshëm nga rektori i UBT-së Prof.Dr Fatbardh Sallaku dhe Prof. Dr Hubert Hasenauer në rrugën e konsolidimit të UBT-së si institucion akademik me profil gjithnjë e më të fortë ndërkombëtar.