Një leksion frymëzues mbi bujqësinë e rinovueshme, u mbajt në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës nga Z. Bernard Streit, profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bernë.
Leksioni, në përmbajtje me koncepte e njohuri novatore që nxisin zhvillimin e sektorit bujqësor në vend, u realizua në kuadër të projektit RisiAlbania, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i zbatuar nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri.