Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një Leksion i hapur kushtuar zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit, në kuadër të projektit OLIVISION: Upgrading the Olive Sector and Olive Oil Quality in Albania. Projekti mbështetet nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora), një mekanizëm që mbështet transferimin e ekspertizës nga diaspora akademike drejt institucioneve shqiptare të arsimit të lartë – financuar nga Albanian-American Development Foundation (AADF) dhe zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Aktiviteti kishte në fokus ndarjen e njohurive shkencore dhe praktike midis akademisë, kërkimit shkencor dhe sektorit prodhues.
Leksioni u mbajt nga Dr. Hristofor Miho, ish-student i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit (UBT) dhe aktualisht pedagog dhe kërkues shkencor pranë Universitetit të Kordoba-s (Spanjë) – një nga universitetet më të mira në Spanjë, me ekspertizë të konsoliduar në zinxhirin e vlerës së ullirit dhe vajit të ullirit, nga kultivimi deri te përpunimi dhe vlerësimi i cilësisë.
Leksioni krijoi një hapësirë ndërveprimi mes studentëve, pedagogëve dhe ekspertëve, duke nxitur diskutime mbi teknologjitë inovative të përpunimit, metodat bashkëkohore të vlerësimit të cilësisë dhe integrimin e kërkimit shkencor në procesin mësimor.
Studentët ishin në qendër të aktivitetit, të angazhuar në diskutime mbi sfidat reale të sektorit dhe rolin e dijes në rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së agroindustrisë shqiptare.
Ky aktivitet përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të lidhjes mes universitetit dhe zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit, duke kontribuar drejtpërdrejt në objektivat e projektit OLIVISION për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së sektorit të ullirit dhe vajit të ullirit në Shqipëri.
Start writing here...




