Një Marrëveshje Bashkëpunimi për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë u firmos ditën e sotme mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Të dyja palët ranë dakort të bashkëpunojnë për realizimin e praktikave mësimore dhe projekteve të përbashkëta, duke vënë në dispozicion kapacitetet e tyre njerëzore, teknike dhe institucionale.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje lidhjet me përdorimin dhe shkëmbimin sa më efektiv të informacionit, rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore përmes përgatitjes së specialistëve të rinj në përputhje me zhvillimin në vend, rritjen e cilësisë së ekspertizës kërkimore dhe integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor dhe përdorimin e mundësive që krijon teknologjia në fushën e gjeoinformacionit, duke theksuar këtu edhe rolin e Qendrës së Gjeoinformacionit për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.