Skip to Content

Maturantët e “J. F. Kennedy” zbulojnë nga afër jetën universitare në UBT

Një ditë ndryshe, plot energji dhe kuriozitet! Rreth 40 aturantë të shkollës “J. F. Kennedy” në Tiranë vizituan UBT për t’u njohur nga afër me programet e studimit dhe jetën universitare. Prezantimi u realizua nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyrat e Karrierës, të cilat i njohën nxënësit me 13 programet Bachelor që ofron UBT. Programet janë hartuar me ekspertizën akademike të BOKU Vjenë dhe bazohen në standarde europiane, por edhe në nevojat reale të tregut të punës.


Çfarë e bën UBT një zgjedhje të fortë?

• Diploma të njohura ndërkombëtarisht – UBT është i vetmi universitet në Shqipëri me diplomë që njihet ndërkombëtarisht.

• Programe të ndërtuara sipas modelit të BOKU, me fokus cilësinë akademike dhe prakticitetin.

• Të orientuara drejt punësimit, me degë prioritare për zhvillimin e vendit dhe tregun europian.

• Mundësi Erasmus+, për të studiuar një semestër apo një vit në universitete partnere në Europë.

• Vazhdimësi akademike – përveç programeve Bachelor, UBT ofron edhe programe Master dhe Doktoraturë, duke u dhënë studentëve mundësinë të thellojnë studimet dhe të ndërtojnë një karrierë akademike apo profesionale në nivele më të larta, brenda një sistemi me standarde ndërkombëtare.


Vizita vijoi me një tur në ambientet universitare, ku maturantët panë nga afër auditorët, hapësirat mësimore dhe bibliotekën me fond të pasur botimesh shkencore, artistike dhe kulturore. Kjo eksperiencë i ndihmon maturantët të mos zgjedhin thjesht një degë, por të mendojnë për një rrugëtim të plotë akademik – nga Bachelor, në Master, e deri në Doktoraturë – me diploma që njihen ndërkombëtarisht dhe me mundësi reale punësimi. UBT vijon të mirëpresë maturantë nga shkolla të ndryshme, duke i ftuar të shohin nga afër kampusin dhe të imagjinojnë të ardhmen e tyre si studentë në një universitet me standarde europiane.