Skip to Content

Maturantët njihen me programet e UBT në bashkëpunim me BOKU

Në pritje të misionit të ardhshëm të Universitetit të BOKU në Vjenë në fund të muajit janar, UBT organizoi një takim informues me maturantë nga Tirana me qëllim prezantimin e ofertës studimore dhe orientimin e tyre drejt arsimit universitar me standarte europiane.

Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me programet e studimit që ofron UBT, si dhe me mundësitë akademike dhe profesionale që këto programe krijojnë për studentët e ardhshëm.

UBT prezantoi 13 programe Bachelor të zhvilluara në bashkëpunim me BOKU të cilat bazohen në kurrikula të unifikuara dhe standarde akademike të një prej universiteteve më prestigjoze në Austri dhe Evropë.

Takimi u fokusua në orientimin e maturantëve drejt arsimit cilësor universitar duke ofruar një qasje moderne dhe konkuruese në fushën e bujqësisë dhe shkencave të jetës.

Përfaqësuesit e UBT theksuan rëndësinë e zgjedhjes së një programi studimi që i përgjigjet zhvillimeve bashkëkohore në fushën e bujqësisë.