Skip to Content

Mbahet në UBT leksioni i hapur nga profesori i Universitetit të Varshavës

Në UBT u mbajt leksioni i hapur me pjesëmarrjen e Prof. Karol Bronisz nga Universiteti i Varshavës në Poloni, i organizuar pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe staf akademik, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me qasje moderne të studimit dhe menaxhimit të pyjeve.


Gjatë leksionit me titull “Modelimi i karakteristikave të pemëve dhe të masiveve pyjore në pyjet e Polonisë bazuar në Inventarin Kombëtar të Pyjeve” studentët përfituan njohuri praktike mbi mënyrën se si analizohen të dhënat pyjore, si realizohet modelimi i strukturës së pyjeve dhe si përdoren inventarët kombëtarë për planifikim dhe menaxhim të qëndrueshëm.


Ndërkohë, stafi akademik u njoh me metoda bashkëkohore kërkimi dhe modele europiane që mund të integrohen në procesin mësimor dhe në projektet shkencore.


Leksioni shërbeu gjithashtu si një mundësi për shkëmbim eksperiencash akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke sjellë praktika konkrete europiane më pranë komunitetit universitar të UBT-së.