Universiteti Bujqësor i Tiranës, ICOALS 2025, bëri bashkë studiues, ekspertë dhe profesionistë nga universitete dhe institucione të ndryshme, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e ideve, bashkëpunimeve dhe vizioneve për të ardhmen e bujqësisë dhe shkencave të jetës.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë e Shqipërisë 2030 u prezantuan hulumtime inovative dhe praktika të qëndrueshme që synojnë zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri dhe më gjerë. Në këtë ngjarje akademike, morën pjesë pjesëmarrës nga 22 vende të ndryshme dhe mbi 70 personalitete të fushës, duke ndarë përvoja, kërkime dhe ide inovative për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
UBT mbetet qendra ku bashkohen dijet, inovacioni dhe vizioni për të ardhmen e bujqësisë së Shqipërisë.