Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET NË KUADËR TË ERASMUS + (STUDENTËT)

Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti i Shkencave të Jetës (University of Life Sciences in Lublin), Poloni, shpallet thirrja për aplikim për 4 mobilitete të studentëve  gjatë semestrit të dytë (2025-2026).

Ftohen  të gjithe studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 4.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
  4. Kopje e skanuar e pashaportës;
  5. Dëshmi e angleze;
  6. CV në gjuhën angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

  1.      erasmusoffice@ubt.edu.al
  2.      agrepcka@ubt.edu.al
  3.      ikapaj@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (10.10.2025) deri në datë 15 Tetor 2025.

 

Ju urojmë suksese!!!

Njoftim _ Lublin Polon