Skip to Content

Njoftim për Mobilitet për Stafin Akademik

Në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 midis Universitetit Bujqësor dhe Mjekësi Veterinare Cluj Napoca (USAMV), Rumani dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës,  shpallet thirrja për aplikime për mobilitet të stafit akademik, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025-2026. 


KATEGORITË E PËRFITUESVE

• Staf akademik i punësuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës;


NUMRI I KUOTAVE: 5 (pesë)


KOHËZGJATJA E MOBILITETIT

5  ditë + 2 ditë udhëtim


MBËSHTETJA FINANCIARE

Programi mbulon:

• Shpenzimet e udhëtimit

• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit


DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çdo aplikant  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:


• CV në gjuhën angleze;

• Letër Motivimi;

• Kopje të pashaportës; CV në gjuhën angleze



Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:


1) ikapaj@ubt.edu.al (koordinatori akademik)

2) erasmusoffice@ubt.edu.al;


Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.


Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 16 Prill  2026.


Njoftim për Mobilitet për Stafin Akademik