Në kuadër të bashkëpunimit Erasmus+ (KA171) midis Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranës dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Camerino, Itali, hap thirrjen për mobilitetet e studentëve, për realizimin e Praktikës Profesionale viti Akademik 2025/2026 – Semestri i Dytë. Ftohen studentët e kursit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.
Numri i kuotave është 2 (dy).
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:
- CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës Italiane ose Anglese;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Lista e notave
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (10.10.2025) deri në datë 22.10.2025.