Skip to Content

Njoftim për Mobilitet për Studentë

Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Warsaw University of Life Sciences – SGGW, Poloni, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për  studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026/2027

 Ftohen studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 3.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore e perkthyer ne gjuhen angleze;
  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
  4. Kopje e skanuar e pashaportës;
  5. Dëshmi e gjuhës angleze e nivelit B2;
  6. CV në gjuhën angleze;

 Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103) ose elektronikisht në adresat:

1)     ikapaj@ubt.edu.al (koordinatori akademik)

2)     erasmusoffice@ubt.edu.al

 Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 20.04.2026.

Ju urojmë suksese!!!

Thirrje SGGW Poloni mobilitet studente