Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Balıkesir University, Turqi, hapet thirrjea për aplikime për mobilitet studentësh Erasmus+ (KA171), viti akademik 2026-2027 – semestri i dytë. Ftohen studentët nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Universitetit Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.
Numri i kuotave është 2 (dy).
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:
- CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Listë notash;
- Vërtetim studenti
- Fotokopje pashaporte
Afati i dorëzimit të dokumentave është 30 shtator 2026, në adresat e mëposhtme:
1) erasmusoffice@ubt.edu.al
2) esherko@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
Në adresat e mësipërme mund të shkruani për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Ju urojmë suksese!
Thirrje Erasmus studente Turqi, FMV