Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET (STUDENTË)

Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Warsaw University of Life Sciences – SGGW, Poloni, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për  studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025/2026

Ftohen studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 4.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore e perkthyer ne gjuhen angleze;
  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
  4. Kopje e skanuar e pashaportës;
  5. Dëshmi e gjuhës angleze e nivelit B2;
  6. CV në gjuhën angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:

  1.      ikapaj@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
  2.      erasmusoffice@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 15 Tetor 2025.

 

Ju urojmë suksese!!!

1.Thirrje  SGGW_Poloni_mobilitet studente 

Vizitë studimore e Dr. Elke Kellner në UBT për zhvillimin e sektorit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike