Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Konsorciumit UniAdrion, Itali, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit në UBT hap thirrjen për mobilitet të studentëve me Universitetet si vijon më poshtë:
- Universita Politecnica delle Marche
- Universita di Camerino
- Universita degli studi di Ferrara
- Universita degli studi di Macerata
- Universita degli studi di Milano Bicocca
- Universita degli studi di Teramo
- Universita degli studi di Trieste
- Universita degli studi di Urbino Carlo Bo
- Universita degli studi di Udine
Ftohen studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 15.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
- Listë e notave;
- Vërtetim Studenti;
- Pashaportë e skanuar;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:
- agjoni@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
- rkoto@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
- erasmusoffice@ubt.edu.al
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 15 Tetor 2025.
Ju urojmë suksese!!!
Thirrje web UniAdrion_mobilitet studente