Skip to Content

Studentët nga Afyon Kocatepe University vizitojnë Rektoratin e Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe ndajnë përvojën e tyre në Shqipëri

Një grup studentësh të Veterinarisë nga Afyon Kocatepe University në Turqi zhvilluan një vizitë në Rektoratin e Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku.


Studentët ndanë përshtypjet e tyre nga qëndrimi disa-ditor në Shqipëri, duke vlerësuar mikpritjen, përvojën akademike dhe ambientin universitar, ndërsa u shprehën se po largohen me mbresat më të mira nga kjo eksperiencë.


Vizita e tyre në UBT ka qenë pjesë e një programi më të gjerë akademik, ku studentët nga Turqia morën pjesë javën e kaluar edhe në një leksion të posaçëm mbi biosigurinë në praktikat veterinare me Prof.Xhelil Kolecin. Ata patën gjithashtu mundësinë të njihen nga afër me laboratorët dhe pajisjet moderne të universitetit, duke parë konkretisht mënyrën e punës dhe rastet praktike që lidhen me shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.


Takimi në Rektorat u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore ku studentët ndanë planet e tyre për të ardhmen dhe dëshirën për të vizituar sërish UBT dhe Shqipërinë.


UBT vazhdon të promovojë frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit akademik, si dhe duke forcuar lidhjet mes studentëve dhe institucioneve arsimore të dy vendeve.