Program Mobiliteti Akademik për Asistent Lektorë – Cikli i Tretë i Studimeve (PhD)
Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall thirrjen për aplikim për programin e mobilitetit akademik ndërkombëtar në kuadër të projektit Health Education and Advanced Learning Through Collaboration, Opportunities, Networking and Educational Connections (Health Connect).
Kjo thirrje u drejtohet Asistent Lektorëve të regjistruar në ciklin e tretë të studimeve (PhD) pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë një mobilitet akademik në Universitetin e Perugias (Università degli Studi di Perugia), Itali.
Numri i kuotave për këtë thirrje është 2 (dy).
Mobiliteti synon shkëmbimin e eksperiencës akademike dhe kërkimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e studimit dhe kërkimit shkencor të kandidatëve. Fushat prioritare:
- Shkenca Veterinare
- Mjedis
- Shkenca Bujqësore
Gjatë mobilitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitete studimore dhe kërkimore në përputhje me temën e doktoraturës dhe fushën e tyre të specializimit, duke bashkëpunuar me akademikë dhe studiues të universitetit pritës.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim
Kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV)
- Letër motivimi
- Learning Agreement / Propozim për aktivitet studimi ose kërkimi
- Lista e notave (Transcript of Records)
- Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze ose italiane
- Certifikata të tjera mbështetëse (nëse ka)
- Kopje e pasaportës
Dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet me email në adresat:
elika@ubt.edu.al dhe agrepcka@ubt.edu.al
Afati i aplikimit është i vlefshëm deri në datë 17 Mars 2026.