Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), do të organizojë një trajnim akademik mbi shkrimin e propozimeve READ.
Trajnimi do të udhëhiqet nga Prof. Dr. Mirjeta Beqiri, e cila do të ndajë njohuri teorike dhe praktike mbi hartimin e propozimeve kërkimore, strukturimin e ideve shkencore, përgatitjen e aplikimeve konkurruese për projekte kërkimore.
Ky aktivitet është i dedikuar për studentët e doktoraturës, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të tyre kërkimore dhe përmirësimit të aftësive në shkrimin e propozimeve.
Trajnimi do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, duke filluar nga ora 14:00, në sallën “Skënder Xhiku”, në mjediset e UBT-së.
Ftohen të gjithë studentët e doktoraturës të marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm akademik, i cili kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin profesional dhe shkencor të tyre.
Ju mirëpresim!