Skip to Content

UBT dhe BOKU nisin reformën e programeve Master drejt standardeve europiane

Misioni i radhës i ekipit të Universitetit BOKU të Vjenës shënon një hap të rëndësishëm në reformimin akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës: rimodelimin e programeve Master.

Gjatë këtij misioni, u zhvilluan takime intensive me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të BOKU, drejtuesve të UBT-së, dekanëve të fakulteteve, Komisionit të Kurrikulave, si dhe pesë grupeve të punës të përbëra nga akademikë të përzgjedhur nga të dy universitetet. Këto grupe po bashkëpunojnë ngushtësisht për hartimin e programeve të reja Master, të ndërtuara mbi standarde bashkëkohore, zhvillimet më të fundit shkencore dhe kërkesat e tregut të punës.

Ky proces reformues, i mbështetur nga një partneritet i qëndrueshëm me Universitetin BOKU, pasqyron përkushtimin e UBT-së për të ofruar një arsim të lartë cilësor, të orientuar drejt teknologjive moderne, integrimit europian dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Takim strategjik me Universitetin BOKU të Vjenës për forcimin e komunikimit dhe promovimit të UBT-së