UBT mirëpriti maturantët e shkollës së mesme “Gramoz Palushi” nga Babrru, të cilët zhvilluan një vizitë informuese në kuadër të orientimit të tyre akademik dhe profesional.
Të rinjtë, të cilët këtë vit përballen me një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e tyre – përzgjedhjen e degës së studimit – u njohën nga afër me programet e reja dhe ofertën akademike që ofron UBT.
Gjatë prezantimit, përfaqësues të UBT shpalosën në detaje programet e studimit, përmbajtjen e tyre, si dhe mundësitë konkrete të punësimit që ofron secili drejtim. Maturantët patën rastin të shtrojnë pyetje dhe të marrin informacione të drejtpërdrejta lidhur me tregun e punës, praktikat profesionale dhe zhvillimin e karrierës pas diplomimit.
Pas takimit informues, nxënësit zhvilluan edhe një tur në ambientet e kampusit, ku vizituan mjediset akademike, klasat mësimore dhe laboratorët modernë. Kjo vizitë u mundësoi atyre të krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi infrastrukturën dhe kushtet që ofron UBT për studentët e saj.
Vizita u vlerësua si një përvojë e dobishme nga maturantët, të cilët theksuan se informacionet e marra do t’i ndihmojnë në marrjen e vendimit për zgjedhjen e drejtimit të studimit dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre profesionale.







