Univertsiteti Bujqësor i Tiranës ofron studime të doktoratës në të gjitha njësitë kryesore të tij, në bazë të projekteve kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit të njësive bazë dhe kryesore të UBT.
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E BUJQESISË DHE MJEDISIT

Programet e studimit të Doktoratës organizohen si pjesë e projekteve kërkimore-shkencore të njësive bazë dhe njësisë kryesore të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM).
Programi i Ciklit të Tretë Doktoratë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) është organizuar në dy fusha kryesore:
- Doktoratë në “Shkenca Bujqësore”
- Doktoratë në “Shkenca Mjedisore”
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT

Programi i doktoratës në Ekonomi dhe Agrobiznes përfaqëson një program të riorganizuar nga programet e mëparshme të doktoraturës në departamentet e Drejtimit të Agrobiznesit, Financë Kontabilitetit, Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky organizim formalizohet me marrëveshjen e bashkëpunimit midis 6 departamenteve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesi (FEA)
- Departamenti i Drejtimit të Agrobiznesit
- Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural
- Departamenti i Financë Kontabilitetit
- Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural
- Departamenti i Matematikë Informatikës
- Departamenti i Gjuhëve të Huaja
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT

Programi i doktoratës “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” parqet rëndësi sepse fushat dhe nënfushat e kërkimit ku do të realizohen studimet janë të integruara me nevojat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst fusha e kërkimit “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” janë pjesë e programeve të zhvillimit rajonal dhe kombëtar të bujqësisë, ushqimit dhe zhvillimit rural të vendit tonë. Strategjitë dhe politikat qeveritare kanë përcaktuar prioritete e zhvillimit të vendit tonë, ku bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten sektorët me impakt të gjerë.
- Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
- Departamenti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Ushqimit
- Departamenti Kimisë
- Qëndra e Kërkimit të Ushqimit
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E SHKENCAVE PYJORE

Ndër objektivat e Programit të Shkollës së Doktoraturës mund të specifikohen:
Të formojë specialistë me njohuri bashkëkohore teorike dhe shkencore në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, të formojë specialistë të aftë praktikisht pë të vlerësuar dhe identifikuar problemet e sektorit të pyjeve dhe për të ofruar zgjidhje në baza shkencore të këtyre problemeve.
Programi i studimit “Teknologji Druri”, ka për qëllim të përgatitë specialistë të aftë të zgjidhin probleme të rëndësishme specifike në lidhje me modernizimin dhe përmirësimin e linjave teknologjike të përpunimit të materialeve drusore me bazë druri si dhe nëpërmjet kërkimit shkencor të ofrojnë zgjidhje në fushën e përpunimit industrial me makineri të automatizuara si dhe për përdorimin me efikasitet të lëndës së parë duke zgjeruar fushën e përdorimit të materialeve drusore
CIKLI I TRETË I STUDIMEVE DOKTORATURË NË FAKULTETIN E MJEKSISË VETERINARE

Programi i Studimeve të Doktoratës në “Shkenca Veterinare” është realizuar në vazhdimësi vetëm në FMV në fusha të qëndrueshme kërkimore prej rreth 4 dekadash, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në sistemin arsimor në vendin tonë.
MASTER EKZEKUTIV
"PLANIFIKIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK TERRITORIAL I ZONAVE RURALE"

Masteri Ekzekutiv është një diplomë e ciklit të tretë të studimeve (niveli i 8 kualifikimit sipas Kornizës shqiptare të kualifikimeve) i drejtohet të gjithë ekonomistëve, juristëve, ekspertëve orgnizimit dhe planifikimit të territorit, ekspertëve të bujqësisë, aktorëve dhe vendimarrësve në nivel lokal dhe qëndror të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e ekonomisë, planifikimit të territorit, zhvillimit rural, administrimit dhe zhvillimit lokal, politikave dhe vlerësimit të instrumentave, hartimit dhe vlerësimit të projekteve, teknologjive të informacionit gjeografik, etj.