Skip to Content

5 Fakultetet & Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit është një nga njësitë themelore dhe më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i angazhuar për të ofruar edukim cilësor dhe kërkim shkencor bashkëkohor në fushat e bujqësisë dhe mjedisit. Me një traditë që daton nga viti 1951, FBM ka përgatitur gjenerata të tëra specialistësh, studiuesish.... 

Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit është një ndër fakultetet më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ai zë fill që nga viti 1971, me emërtimin Fakulteti i Ekonomisë Agrare. Ai ka luajtur padyshim një rol të rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve të rinj në shërbim të zhvillimit ekonomiko- shoqeror të vendit.....

Fakulteti Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Një qendër e përkushtuar ndaj ekselencës akademike, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë fakultet, ne formojmë liderët, shkencëtarët dhe profesionistët e së ardhmes, duke ofruar arsim cilësor, kërkim shkencor të avancuar dhe angazhim të vazhdueshëm në fushat strategjike të bioteknologjisë dhe ushqimit. 

Fakulteti Shkencave Pyjore

Fakulteti i Shkencave Pyjore është qëndra kryesore akademike në Shqipëri për formimin e profesionistëve të angazhuar në menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe natyrore. Me një përkushtim të palëkundur ndaj ekselencës akademike, inovacionit dhe kërkimit shkencor, ne edukojmë brezin e ardhshëm .... 

Fakulteti Mjekësisë Veterinare

Ne synojmë të ofrojmë një arsim bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, duke përgatitur mjekë veterinerë dhe teknikë të lartë veterinarë të aftë të garantojnë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë ushqimore. I udhëhequr nga parimi “Një shëndet”, fakulteti promovon një qasje ndërdisiplinore ....

Instituti Resurseve Gjenetike të Bimëve

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB), si njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri, i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike, ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare.