Skip to Content

Departamenti Akuakulturës dhe Peshkimit


Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit (DAP) është krijuar me Vendimin Nr. 20 datë 15/07/2013 të Rektorit dhe miratimin e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës.  Megjithatë, diploma “Inxhinier Agrar” me profil “Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi” është ofruar që nga viti akademik 2001-2002 nga Departamenti i Prodhimit Shtazor, fillimisht si diplomë e integruar e nivelit të dytë, dhe më pas si Diplomë e Ciklit të Parë (Bachelor) dhe e Ciklit të Dytë (Master Shkencor) të Studimeve.


Gjatë viteve të ofrimit të kësaj diplome, numri i të diplomuarve në fushën e akuakulturës dhe peshkimit ka qene i qëndrueshëm. Interesi për të ndjekur këtë drejtim studimi është nxitur kryesisht nga zhvillimi i shpejtë i sektorit të peshkimit dhe veçanërisht atij të akuakulturës, i cili duke ndjekur edhe tendencën botërore, është sektori i agrobiznesit me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri, por edhe shkenca e prodhimit te ushqimit me rritje me te shpejte ne botë. Kërkesa për specialistë është rritur edhe për shkak të detyrimit ligjor për punësimin e punonjësve të kualifikuar në fermat e akuakulturës, siç parashikohet në nenin 33 të Ligjit nr. 103/2016 “Për Akuakulturën”.


Në Shqipëri, Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit mbetet e vetmja njësi që ofron formim të specializuar në këtë fushë. Programet e studimit që zhvillohen në Departamentin e Akuakulturës dhe Peshkimit  janë unike në sistemin universitar shqiptar dhe ofrojnë një kombinim të njohurive mbi akuakulturën dhe peshkimin. Këto programe ofrojnë një qasje ndërdisiplinore që mbulon teknologjitë e prodhimit, sigurinë ushqimore, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe menaxhimin e ndërmarrjeve të akuakulturës dhe peshkimit. Të diplomuarit pajisen me njohuri teorike dhe praktike të thelluara, të përshtatshme për sfidat aktuale të sektorit.

Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof. Dr. Jerina KOLITARI

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Akuakulturë

Prof. Asoc. Rigers BAKIU

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Peshkim dhe Hidrobiologji

Prof. Asoc. Elvira BELI

Profil i plotë

Stafi Akademik

  • Prof. Asoc. Dr. Jerina Kolitari
  • Prof. Asoc. Dr. Rigers Bakiu
  • Prof. Asoc. Edmond Hala
  • Dr. Enkelejda Buda
  • Prof. Asoc. Elvira Beli
  • Prof. Asoc. Valbona Kolaneci
  • Dr. Marsida Bllaca
  • Msc. Elvis Kamberi