Departamenti Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (D.HAP) është njësi akademike përbërëse e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM), dhe përfaqëson strukturën e vetme në Shqipëri të specializuar në fushat e hortikulturës dhe arkitekturës së peizazhit.Departamenti kontribuon në formimin akademik të studentëve në tre programe të ciklit të parë:
Bachelor në Arkitekturë Peizazhi, një program i diplomës së dyfishtë (dual diploma) në bashkëpunim me Universitetin e Tuscias (Itali), me qëllim formimin e një arkitekti peizazhi me njohuri për projektimin e mjediseve të jashtme dhe strukturave përkatëse, për të arritur rezultate në aspektin mjedisor, social dhe estetik.
Bachelor në Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimore, duke formuar studentët me njohuri në teknologjitë e avancuara të kultivimit të bimëve hortikulturore dhe kopshtet e parqet publike.
Bachelor në Teknologji Informative në Bujqësi dhe Mjedis, duke formuar studentët me njohuri praktike dhe teorike në teknologjitë moderne të kultivimit në hortikulturë si një nga fushat më intensive të zhvillimit të bujqesise.
DHAP ofron për studentët mundësinë e vazhdimit të studimeve në ciklin e dytë, me programet "Master Shkencor në Hortikulturë” dhe "Arkitekturë Peizazhi,"
D.HAP është i strukturuar në dy grupe mësimore: Hortikulturë dhe Arkitekturë Peizazhi, duke ofruar formim teorik dhe praktik në fushen e Hortikultures , teknologjitë e kultivimit si dhe planifikimin e mjediseve të jashtme.
Në fushën e kërkimit, D.HAP mbështet projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe vepron si qendra e vetme kërkimore në vend për hortikulturën dhe peizazhin. Pjesëmarrja në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare është në rritje, në përputhje me planin strategjik të departamentit, i cili synon harmonizimin me prioritetet zhvillimore të vendit dhe tendencat europiane të kërkimit.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Prof. Asoc. Dr. Gjok Vuksana
- E-mail: gjvuksani@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Stafi Akademik
Prof. Asoc. Dr. Gjok Vuksana
Prof. Dr. Zydi Teqja
Prof. Dr. Endrit Kullaj
Prof. Dr. Tokli Thomai
Prof. Dr. Bardhosh Ferraj
Prof. Dr. Astrit Balliu
Prof. Dr. Lush Susaj
Msc. Enkela Hasa
Msc. Dea Buza
Msc. Silvi Jano