Skip to Content

Departamenti Mbrojtjes së Bimeve




Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve (DMB) është i vetmi departament në vend që mbulon programe studimi, fusha kërkimi dhe transferim njohurish në mbrojtjen e bimëve.

Me këtë status, DMB synon të plotësojë standardet ndërkombëtare të cilësisë, integritetit akademik e transparencës dhe të jetë promotor i zhvillimit të nën-sektorëve me të cilët lidhet drejtpërdrejt.

Në vitin 2016, Departamenti ndërmori një analizë të pikave të forta, pikave të dobëta, mundësive dhe kërcënimeve (SWOT). Mbi këtë bazë, DMB formuloi një mision dhe vizion të ri dhe trajektoret e programeve të studimit në të ardhmen dhe u akreditua programi i studimit cikli i parë Bachelor “Mbrojtje Bimësh” dhe cikli i dytë Master Shkencor “Mjekësi Bimore” për një periudhë 6 vjeçare.

Korniza konceptuale e përdorur për këtë plan strategjik, ku përfshin një përshkrim të misionit dhe vizionit të DMB, e ndjekur nga artikulimi i objektivave, inisiativave strategjike që lidhen me to, fushave prioritare dhe metrikave për të vlerësuar progresin.

Plani Strategjik i DMB është i harmonizuar me Strategjinë e UBT dhe Strategjinë e Kërkimit në Shqipëri, që shërbejnë si ombrellë edhe për anëtarët e DMB dhe studentët që do të kontribuojnë në përmbushjen e prioriteteve të UBT.

Departamenti Mbrojtje Bimësh (DMB) përkushtohet të përgatisë studentë për profesione dhe biznese në mbrojtje bimësh. të fuqizojë pozitën konkurruese të këtij sektori në Shqipëri dhe të përmirësojë standardet e mbrojtjes nga parazitët e kulturave bujqësore duke garantuar sasinë dhe cilësinë e tyre.

Ofrimi i mundësive për arsim cilësor në funksion të karrierës në mbrotje të bimëve, shndërrimin e Departamentit në një qendër dinamike të kërkimit shkencor, referencë në çështjet e mbrojtjes së bimëve dhe integrimin e kërkimit në nivel evropian.

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve kontribuon në mënyrë të qenësishme në fushën e mbrojtjes nëpërmjet implementimit të protokolleve për arritjen e prodhimeve të integruara e biologjike duke garantuar sigurinë e konsumatorit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Ajten Bërxolli

Profil i plotë

Stafi Akademik

  • Prof. Dr. Shpend Shahini
  • Prof. Asoc. Dr. Ajten Bërxolli
  • Dr. Adnand Ramadhi
  • Dr. Florie Rexhaj
  • Dr. Aris Huqi
  • Prof. Asoc. Dr. Glenda Sallaku
  • Dr. Dhurata Shehu
  • MSc. Elion Ismailaj
  • MSc. Amedeo Kola
  • Prof. Dr. Magdalena Cara