Departamenti Shkencave Agronomike
Departamenti i Shkencave Agronomike, përfaqëson një nga strukturat më të rëndësishme akademike dhe shkencore, me një histori që nis që nga viti 1951 vit në të cilin u themelua edhe të UBT. Ai ka ruajtur bërthamën e tij akademike dhe kërkimore, duke vepruar në fusha themelore si Botanika, Fiziologjia, Gjenetika, Mekanika, Përmirësimi Ujor dhe Topografia. Me kalimin e viteve, është zgjeruar dhe pasuruar më tej, duke përfshirë disiplina të reja bashkëkohore si Biokimia, Bioteknologjia, Resurset Gjenetike të Bimëve, Bioenergjia dhe Bujqësia Precize.
Figura të shquara si akademikët Mentor Përmeti, Teki Tartari dhe Xhaferr Qosja janë pjesë e historisë së Departamentit, me një kontribut të vyer dhe të çmuar në zhvillimin e shkencave bujqësore dhe biologjike në Shqipëri.
Departamenti ka një angazhim të vazhdueshëm në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me institucione prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke I kushtuar një vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëve në aktivitetet kërkimore, si dhe në programe të mobiliteteteve ndërkombëtare.
Midis larmishmërisë së drejtimeve që ofron UBT, studimet me një kurrikul të bashkëkohëzuar në programet e studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në “ Shkencat Agronomike”, përfaqësojnë shtyllën e studimeve në fushën e Bujqësisë.
Me mbështetjen e profesorëve dhe stafit ndihmës të kualifikuar, Departamenti përgatit specialistë dhe shkencëtarë të aftë për të kontribuar në sektorin e prodhimit bimor, përmirësimit gjenetik dhe prodhimit të farave, resurseve gjenetike, bioenergjisë, si dhe me kompetencë në aplikimin e mekanizimit, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e performancës së sistemeve të ujitjes dhe kullimit. Ai promovon gjithashtu inovacionin në këto fusha kërkimi, duke përbërë një hallkë të rëndësishme në zhvillimin e teknologjive moderne të kultivimit të bimëve në bujqësi.
🌟 Vizioni
Të jetë një qendër ekselence dhe lidere akademike në arsimin shqiptar, në kërkimin shkencor dhe inovacionin në Shkencat Agronomike, duke kontribuar në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, ruajtjen e biodiversitetit, si dhe zhvillimin e njohurive dhe teknologjive që garantojnë sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin rural, në shërbim të brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Prof. Dr. Lirika KUPE
- E-mail: lkupe@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Shkencave Agronomike
Stafi Akademik
- Prof. As. Erta Dodona
- Prof. Dr. Valdete Vorpsi
- Prof. As. Alma Imeri
- Prof. As. Marsela Alikaj
- Prof. As. Doriana Bode
- Dr. Elona Bahiti
- Prof. Dr. Evan Rroço
- Prof. As. Etleva Jojiç
- MSc. Moltine Prebibaj
- MSc. Denada Dervishi
- MSc. Enxhi Xhëllima
- Prof. Dr. Përparim Laze
- Prof. Dr. Ndoc Fasllia
- Prof. Dr. Alban Ibraliu
- Dr. Ndoc Vata
- MSc. Olsid Mema
- MSc. Aleksandër Peqini
- Dr. Najada Kadiasi
- MSc. Rea Tako
- MSc. Jonida Biturku
- MSc. Paola Xhelili