Departamenti Shkencave Zooteknike
Departamenti i Shkencave Zooteknike(DSHZ) është një njësi akademike dhe kërkimore brenda Fakultetit të Bujqësisë, që pregatit profesionistë të aftë për tregun e punës nëpërmjet formimit teorik dhe praktit për e të gjitha cështjet që lidhen me prodhimin blegtoral. Departamenti ofron arsim cilësor dhe formim profesional nëpërmjet programeve në tre nivele Bachelor, Master Shkencor dhe studime Doktorate duke përgatitur specialistë për sektorin blegtoral dhe agrobiznesin.
Zhvillon kërkime shkencore bashkëkohore duke kontribuar në modernizimin e sektorit blegtoral përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe biznesin blegtoral, në fushat e mbarështimit, ushqimit dhe përmirësimit gjenetik, teknologjive moderne të prodhimit blegtoral dhe mirëqenies së kafshëve.. Kërkimi shkencor si mjet i rritjes së kapacatiteteve akademike, përmirësimit të mësimdhënies dhe zgjidhjes së porbleme që ndeshen në prodhimin blegtoral janë përherë pjesë e misionit të departamentit. Bashkepunon në projekte Erasmus +,Cost, projekte bilaterale me vëndet e rajonit edhe më gjerë si dhe projekte të financuar nga AKSHI.
Ofron shërbime dhe konsulencë si trajnime dhe asistencë teknike për fermerët dhe operatorët e blegtorisë, si dhe bashkëpunon ngushtë me sektorin privat dhe institucionet publike. Studentët do të gjenë tek DSHZ një mjedis modern mësimdhënie, laboratorë të specializuar, mundësi praktikash profesionale në terren dhe mobilitete studimore në kuadër të projekteve ndërkombëtare si Erasmus + etje.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Prof. Asoc. Dr. Enkelejda SALLAKU
- E-mail: esallaku@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Shkencave Zooteknike
Stafi Akademik
- Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Sallaku
- Prof. Dr. Lumturi Papa
- Prof. Dr. Myqerem Tafaj
- Prof. Dr. Lumturi Sena
- Prof. Dr. Etleva Delia
- Prof. Dr. Ylli Bicoku
- Dr. Alma Llambiri
- Dr. Lorena Hysi