Departamenti Kimisë
Departamenti i Kimisë (DK) është një njësi bazë e arsimit të lartë pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. DK si njësi bazë akademike dhe kërkimore synon të pajisë studentët me njohuritë bazë të nevojshme, teorike e praktike të Kimisë Inorganike, Organike, Analitike, të cilat janë lëndë themelore bazë të formimit dhe për shumë disiplina të tjera profesionale që zhvillohen në Fakultetet e Bujqësisë dhe Mjedisit, Mjekësisë Veterinare, Shkencave Pyjore, Bioteknologjisë dhe Ushqimit, me qëllim rritjen e aftësisë të të kuptuarit të parimeve kimike. Aktiviteti i departamentit fokusohet në pajisjen e studentëve me njohuri të përshtatshme dhe bashkëkohore të disiplinave të kimisë, me qëllim përvetësimin sa më mirë të lëndëve të specialitetit si gjenetika, biokimia e bimëve dhe kafshëve, mikrobiologjia, fiziologjia e bimëve dhe kafshëve, si dhe lëndëve të tjera si farmakologjia, biologjia, të ushqyerit, teknologjia ushqimore, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e bimëve, kimia e drurit etj. Departamenti i Kimisë synon të aftësojë studentët në interpretimin dhe grumbullimin e të dhënave nisur nga aspektet e përgjithshme teorike, si dhe për zgjidhjen e problemeve që lidhen me aspektet kimike në fushat e tyre të studimit. Stafi i DK përpiqet të pajisë studentët me shprehi të një pune të pavarur në laborator dhe t’i njohë ata me një gamë të gjerë të teknikave klasike dhe moderne, në veçanti ato më të dobishmet në kiminë analitike. Ndër objektivat e DK pëfshihet dhe rritja e nivelit të kërkimit shkencor, nëpërmjet pjesmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimi i infrastrukturës laboratorike. DK angazhohet në zhvillimin e kërkimit shkencor në përputhje me nevojat e vendit, bazuar në drejtimet më aktuale dhe ofron kërkime në ciklin e tretë për fushat e studimit të FBU dhe UBT, duke marrë përsipër përgatitjen dhe kualifikimin e studjuesve dhe shkencëtarëve të rinj. DK kryen aktivitete studimore kërkimore e shkencore të lidhura ngushtë me veprimtarinë akademike dhe programin e kurseve në të cilat zhvillon mësimin, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe duke qenë partner me mjaft homologë të huaj.
Menaxhimi dhe Administrata

Stafi Akademik
- Prof. Asoc. Dr. Ariola Devolli
- Prof. Asoc. Dr. Artiona Laze
- Dr. Merita Stafasani
- Dr. Mariola Kodra
- Dr. Edlira Shahinasi
- Dr. Dhurata Feta
- Dr. Eralda Dano