Skip to Content

Departamenti Teknologjisë Agroushqimore




Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore (DTAU) është një njësi bazë e arsimit të lartë pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. DTAU si njësi bazë akademike dhe kërkimore synon përgatitjen e specialistëve të kualifikuar në fushën e përpunimit të produkteve ushqimore. Programet e studimit të ofruar nga DTAU zhvillohen në mënyrë të tillë që jo vetëm të plotësojnë kërkesat e tregut të punës, por gjithashtu synojnë të nxjerrin studentë të diplomuar me ide krijuese dhe inovative. Aktiviteti i departamentit fokusohet në zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme dhe inovative për prodhimin, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ushqimeve, duke përfshirë gjithashtu aspektet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Me qëllimin e aftesimit praktik të studentëve, pranë DTAU janë instaluar: një linje pilot për përpunimin automatik të qumështit dhe nënprodukteve të tij, një linjë e veçantë për prodhim djathrash si dhe një kantinë për prodhimin e verës dhe nënprodukteve të tjera të përpunimit të rrushit. Departamenti ofron programe studimi bashkëkohore në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, të ndërtuara sipas kurrikulave më të mira europiane në fushën e Teknologjisë Ushqimore, të mbështetura nga një baze e fuqishme didaktike dhe eksperimentale, dhe gjithashtu inkurajon punën kërkimore dhe shkencore në bashkëpunim me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Stafi akademik është i angazhuar në ndërtimin e një formimi të plotë teorik dhe praktik për studentët, me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës në sektorin agro-ushqimor, laboratorët e kontrollit të cilësisë, institucionet kërkimore, si dhe strukturat e administratës publike që merren me politikat ushqimore. Departamenti është gjithashtu i angazhuar në promovimin e zhvillimit rural, inovacionit teknologjik dhe përdorimit të burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme.

Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Nertil Xhaferaj

Profil i plotë

Stafi Akademik

  • Prof. Asoc. Dr. Alketa Shehaj (Përgjegjës GMK)
  • Prof. Dr. Renata Kongoli
  • Prof. Asoc. Dr. Ariola Morina
  • Dr. Klotlida Sula
  • Msc. Elton Basha
  • Prof. Asoc. Dr. Aida Shkurti  (Përgjegjës GMK)
  • Prof. Asoc. Dr. Nertil Xhaferaj 
  • Prof. Asoc. Dr. Anila Kopali
  • Prof. Asoc. Dr. Anisa Peçuli
  • Dr. Fatjon Hoxha