Skip to Content

Departamenti Shëndetit Publik Veterinar


Departamenti i Shëndeti Publik Veterinar mori këtë emër në vitin 2007 si një domosdoshmëri e kohës, për të pasqyruar më mirë përmbajtjen e disiplinave formuese që ishin në përbërje të tij si dhe për të theksuar edhe më tepër rolin e kësaj njësie në drejtim të fushës së sigurisë ushqimore. Veprimtaria e tij bazohet në paradigmën “Një shëndet” e cila e lidh në mënyrë të pandashme shëndetin publik me shëndetin e kafshëve. Ky department është i vetmi që ka në përbërbërje të tij disiplina ku evidentohet specifikisht roli i edukimit veteriner gjatë gjithë zinxhirit ushqimor, duke filluar nga kontributi profesional mbi shëndetin e kafshëve e deri në kontrollin e produkteve me origjinë shtazore.

✅ Misioni

Misioni i Departamentit të Shëndetit Publik Veterinarë është aftësimi i studentëve në displina formuese të cilat kanë rol në parandalimin e sëmundjeve në kafshë dhe mbrojten e shëndetit publik. Në vetvete ky departament synon të përgatisë specialistë sa më të kompletuar të cilët duhet të jenë të aftë të garantojnë sigurinë ushqimore. Duke trajnuar profesionistë që kuptojnë dhe menaxhojnë ndërveprimet komplekse midis kafshëve, njerëzve dhe mjedisit, Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar luan një rol vendimtar në promovimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e sëmundjeve zoonotike dhe respektimin e standardeve të shëndetit publik.

🌟 Vizioni

Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar ka si vizion të shndërrohet në një njësi bazë aktive për të garantuar edukimin universitar dhe pasuniversitar duke u mbështetur në vizionin “Një Shëndet”. Ky departament specifikisht synon të promovojë shëndetin publik veterinar duke ofruar mbështetje shkencore që mund tju vijë në ndihmë palëve të interesuara.


Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof.Asoc. Sonila ÇOÇOLI

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Siguria Ushqimore dhe Shëndeti Publik Veterinar

Prof. Dr. Fatmira SHEHU

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Epidemiologjia dhe Biopatologjitë me Interes Veterinar

Prof.Dr. Pranvera ÇABELI

Profil i plotë

Stafi Akademik

Prof. Dr. Bizena Bijo

Prof. Dr. Natalia Shoshi

Prof. Asoc. Egon Andoni

Prof. Dr. Jani Mavromati


Prof. Dr. Xhelil Koleci

Prof. Asoc. Tana Kika

Prof. Asoc. Kastriot Korro

Prof. Asoc. Dritan Laçi

Dr. Kujtim Mersini