Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Prof. Dr. Kapllan SULAJ
Dekan
E-mail: ksulaj@ubt.edu.al
Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, UBT. Ai është Doktor i Shkencave që prej vitin 2001 dhe ka fituar titujt akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 2008 dhe “Profesor në vitin 2012”. Gjatë karrierës së tij kërkuese, akademik dhe drejtuese ka kryer një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh dhe në vendet e zhvilluara si: SHBA, Gjermani, Itali, Francë, Danimark, Angli, etj. Ai shtë mbështetur për studime postdoktorature në fushën e kontrollit dhe inspektimit të ushqimeve ë nga bursat e CDG-Gjermani.
Në kuadër të programit Fulbright të Departamentit
të Shtetit, USA ka fituar bursën për kërkime në SHBA dhe më është mbështetur
nga Programi Cochran, USDA për kualifikimin në implementimin e Sistemit HACCP
në thertoret dhe stabilimentet e mishit të gjedhit dhe shpendëve. Eksperienca
shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies e ka filluar që prej 2002 dhe vazhdon ta
ushtrojë këtë profesion. Për një periudhë të gjatë ka punuar në Institutin e
Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë duke mbajtur pozicione të ndryshme që nga
kërkues shkencor, Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit Mikrobiolgjik të
Ushqimeve dhe Përgjegjës i Departamentit të Toksikologjisë dhe Kontrollit të
Ushqimeve. Ai ka punuar në Ministrinë e Bujësisë dhe Ushqimit duke mbajtur
pozicionin e Drejtorit të Shëndetit të Kafshëve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ka
përfaqësuar Shqipërinë si Delgat në OIE.
Në vitin 2010, ai është bërë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit
dhe për një periudhë katër vjeçare ka mbajtur pozicionin e Zvenësdekanit për
Mësimin dhe Zhvillimin e Kurrikulave në Fakulteti i Bioteknologjisë dhe
Ushqimit. Për katër vite ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Biznesin në UBT.
Gjatë aktivitetit të tij profesional ka realizuar një numër të madh studimesh
të cilat janë realizuar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. Në
aktivitetin botues numërohen një numër i madh artikuj shkencor të botuar brenda
dhe jashtë vendit, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare me një
numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë me faktorë impakti. Ai ka marrë
pjesë në shumë projekte me impakt të rëndësishëm në fushën e ushqimit,
kontrollit dhe inspektimit të ushqimeve, mbetjeve në ushqime, shëndetit të
kafshëve, cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Është udhëheqës i disa
disertacioneve të studimeve të doktoraturave dhe një numri madh mikrotezash të
ciklit të dytë të studimeve. Aktiviteti i tij spikat edhe në asitencën dhe
konsulencë në fushën e sigurisë ushqimore. Zotëron gjuhë e huaja: anglisht,
frëngjisht dhe gjermanisht. Fushat e kërkimit janë: mbetjet në ushqime,
identifikimi i mikroorganizmat patogjen# në ushqime, kontrolli dhe inspektimi i
ushqimeve. Është titullar i moduleve: Toksikologjia Ushqimore, Kontrolli i
Ushqimeve në Zinxhirin e Prodhimit, Teknologjia e përpunimit të Mishi dhe Sëmundjet
me Origjinë Ushqimore.
EDUKIMI
-
Profesor në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2012
Profesor i Asociuar,Universiteti
Bujqësor i Tiranës, 2008
Doktor i Shkencave (PhD) në Mjekësinë Prandaluese Veterinare, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2001
Shkollë Pasuniversitare (SHPU) në Mjekësinë Prandaluese Veterinare, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1999
Studimet universitare në mjeksi veterinare, diplomuar mjek veteriner në vitin 1993, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës
LËNDËT
-
Toksikologjia Ushqimore
Kontrolli i Ushqimeve në Zinxhirin e Prodhimit
Teknologjia e Përpunimit të Mishit
Sëmundjet me Orgjinë Ushqimore dhe Metodat e Izolimit të Patogjenëve
INTERESAT KËRKIMORE
Siguria ushqimore | Mbetjet në Ushqime | Identifikimi i patogjenëve në ushqime | Sëmundjet ushqimore dhe epidemiologjia e tyre |Metodat e reja të prodhimit të produkteve të mishit.