Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet

Prof. Dr. Lumturi PAPA

Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet

E-mail: lpapa@ubt.edu.al


Prof. Dr. Lumturi Papa ka kryer studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën Zootekni Fakulteti I Veterinarisë në vitet 1977-1982.  Në vitin 1982 u emërua punonjëse kërkimore shkencore pranë Institutit të Kërkimeve Zooteknike, Tiranë, në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë.  Nga viti 1993 ka patur funksioneset e  përgjegjëses së Njësisë së Fiziologjisë së të Ushqyerit 1993-2002, përgjegjëse e Departamentit të Teknologjive Blegtorale (2002-2006).  Gjatë kësaj periudhe ka kryer një sërë kualifikimesh afat gjata dhe afat shkurtra në Itali, Skoci, Egjypt. Gjermani në fushën e vlerësimit të ushqimeve për përdorim zooteknik dhe të ushqyerit e kafshëve ripërtypëse.  Studimet e doktoraturës I ka kryer në periudhën 1994-1999, ku pjesa eksperimentale është realizuar në Institutin Kërkimor Rowett, Skoci dhe Universitetin Georg August ne Goettingen, Gjermani.   Ka kryer studimet Post Dok në Universitetin Hohenheim Gjermani në vitin 2002. Në vitin 2005 Mori titullin Profesor I Asocuar dhe në vitin 2013 Titullin Profesor.

Në vitin 2007 filloi punë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Departamentin e ” Prodhimit Shtazor” sot Departamenti  I “Shkencave Zooteknike” ku gjatë periudhës 2013-2016  dhe 2020-2024 ka patur pozicionin e përgjegjëses së Departamentit. Ka qënë pjesë e projekteve me donator të huaj si GTZ, Kooperacione Italiana, FAO si  eksperte  nacionale  për zootekninë si dhe kordinatore në projekte të financuara nga MInistria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës,dhe Banka Botërore. Nga viti 2006 është angazhuar në aktivitetet për konservimin e qëndrueshëm të burimeve gjenetiko shtazore të kafshëve të fermës, dhe bashkëpunuse me rrjetet Europiane  të burimeve gjentike shtazore të kafshëve të fermës.  

Ka realizuar botimin e tre teksteve si dhe rreth 55 artikuj shkencor kryesiht në revista me preview, si dhe 60  pjesëmarje në konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.

Si lektore pranë  Departamentit të  Shkencave Zooteknike  mbulon modulet e Përmirësimit Gjenetik të Kafshëve  dhe Akuakulturë, Bazat e Prodhimit Shtazor ne nivelin Bachelor, si dhe Programet e Përmirësimit Gjenetik në Kafshët e Fermës dhe Akuakulturë , Sistemet e mbarështimit të të Imtave në nivelin Master Shkencor .   


Edukimi

Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Dega Zootekni, Universiteti Bujqësor i Tiranës,

1982

PhD, “Shkencat e Zooteknike” , Universiteti Bujqësor i Tiranës,1999

“Profesor i Associuar”, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2005

Professor, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranës, 2013

Përmirësimi gjenetik të   kafshëve të fermës. Përmirësimi gjenetik në akuakulturë. Programet

racore. Programet e përmrësimit gjenetik në akuakulturë.  Bazat e prodhimit shtazor.

Kërkimet Shkencore

Seleksionimi  dhe  përmirësimi  gjenetik  I  kafshëve  të  fermës  dhe  specieve  të  akuakulturës.

Konservimi dhe përdorimi I qëndrueshëm I burimeve gjenetike shtazore. Kafshët dhe mjedisi.

Shkarko CV