Skip to Content

Turizëm i Qëndrueshëm dhe Zhvillim Rural


  • Program i avancuar që ofron formim të thelluar teorik dhe profesional në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit rural, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.
  • Përgatit ekspertë dhe profesionistë me kompetenca menaxheriale dhe kërkimore për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural dhe të komuniteteve lokale.
  • Fokus në menaxhimin e strukturave akomoduese, agroturizmit, guidës turistike dhe zhvillimin e produkteve turistike të qëndrueshme.
  • I përgjigjet kërkesës në rritje të tregut për specialistë të aftë të menaxhojnë, analizojnë dhe vlerësojnë ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore të zhvillimit të turizmit rural.


  • Analizë ekonomike dhe politike në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe zhvillimit lokal.
  • Aftësi analitike, kritike dhe menaxheriale për planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e proceseve zhvillimore.
  • Menaxhim i destinacioneve turistike dhe turizmit rural, duke integruar praktikat e qëndrueshme.
  • Zbatim i politikave publike dhe kuadrit ligjor evropian dhe ndërkombëtar në sektorin e turizmit.
  • Aftësi ndërdisiplinore për zhvillim të qëndrueshëm, duke integruar njohuri nga fushat sociale, natyrore dhe teknike.


  • Konsulentë të Turizmit të Qëndrueshëm: Ofrojnë këshilla nga ekspertë mbi zhvillimin dhe zbatimin e turizmit të qëndrueshëm.
  • Ekspertë të Zhvillimit Rural: Punojnë në zona rurale për të promovuar zhvillimin ekonomik përmes turizmit.
  • Menaxherët e Turizmit: Drejtojnë departamentet e turizmit, menaxhojnë destinacionet rurale ose drejtojnë bizneset turistike.
  • Specialistët e marketingut turistik: Promovojnë destinacionet rurale dhe produktet turistike.
  • Hulumtues/Kerkues: Kryejnë kërkime mbi trendet, ndikimet dhe zhvillimin e politikave të turizmit.
  • Hartuesit e Politikave: Zhvillojnë dhe zbatojnë politikat e turizmit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Aldi Isaku - CEO Aldi group Sh.p.k


Armela Vata - Agjensi Turistike Iliriada Travel and Tours


Donatela Ferati - Menaxhere biznesi


Marinela Kaci - Agjensi turistike - Hoteleri


  • 15% ECTS në Shkencat e Natyrës, 
  • 15 % ECTS në Shkencat Teknike 
  • 70 % ECTS në Shkencat Sociale. 


Kjo qasje mundëson ndërtimin e njohurive të aplikueshme dhe zhvillimin e një kuptimi të thelluar mbi sfidat komplekse që karakterizojnë turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin rural. Programi promovon një qasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, duke nxitur mendimin kritik, inovacionin dhe vendimmarrjen e bazuar në evidencë. Njëkohësisht, ndërdisiplinariteti forcohet përmes ndërlidhjes së teorisë me praktikën, duke përfshirë studime rasti, punë në terren dhe bashkëpunim me aktorë të sektorit publik dhe privat. Kjo i përgatit studentët të operojnë në kontekste komplekse dhe ndërkombëtare, duke zhvilluar aftësi të transferueshme si puna në grup, komunikimi profesional dhe lidershipi, të domosdoshme për tregun bashkëkohor të punës.

 


  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Menaxhim zhvillimin rural 
  • Shkenca sociale