Skip to Content

Mjekësi Veterinare

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare përfaqëson qendrën unike të edukimit të specializuar, duke ofruar bazën për ndërtimin e një karriere profesionale të suksesshme në këtë fushë. Programi i Studimit në “Mjekësi Veterinare” është përshtatur sipas Direktivës 2005/36/EC dhe në përputhje me kornizën e Procesit të Bolonjës, duke siguruar një kurrikul të integruar dhe bashkëkohor.

Ky program ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore, duke i përgatitur ata për sfidat moderne të profesionit.

Programi i Mjekësisë Veterinare ofron mundësi të shumta punësimi, duke lejuar të diplomuarit të ushtrojnë profesionin si specialistë të pavarur apo të hapin klinika veterinare me potencial për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe të kënaqshme.


Ky program studimi synon të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë e studentëve për t’u bërë profesionistë të kualifikuar në fushën e Mjekësisë Veterinare, me fokus në praktikat bashkëkohore dhe kërkimet shkencore. Në këtë kuadër, programi ka për qëllim:

• Edukimin e studentëve në njohjen dhe kuptimin e patologjive kryesore që prekin kafshët, duke përfshirë sëmundjet zoonotike me impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin publik dhe mjedisin.

• Zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në përdorimin e teknikave diagnostikuese të avancuara dhe inovative, që ofrojnë precizion në identifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të kafshëve.

• Përgatitjen e profesionistëve të aftë në kryerjen e ekzaminimeve klinike të detajuara dhe interpretimeve të anamnezës dhe shenjave klinike, duke integruar njohuritë teorike me praktikat më të mira në fushë.

• Thellimin e njohurive mbi metodologjitë e mbarshtimit, përmirësimit gjenetik dhe ushqyerjes së kafshëve, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit dhe mirëqenien e kafshëve.

• Zhvillimin e kompetencave në vlerësimin e masave të profilaksisë, higjienës dhe cilësisë së produkteve me origjinë shtazore, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

• Përgatitjen e specialistëve të aftë për të garantuar dhe monitoruar sigurinë ushqimore përgjatë zinxhirit ushqimor, duke përqafuar konceptin modern të “Një Shëndet” (One Health) dhe rolit të veterinarisë në shëndetin publik dhe mjedisor.


Kompetenca të përgjithshme akademike dhe analitike


Studenti i diplomuar në këtë program do të jetë në gjendje të:

• Interpretojë saktë të dhënat klinike, imazhet diagnostikuese dhe rezultatet e analizave laboratorike.

• Zgjidhë situata komplekse duke u bazuar në aftësinë për të vlerësuar situatat klinike në mënyrë logjike dhe sistematike.

• Ofron ndihmë të shpejtë dhe adekuate bazuar në vlerësimin klinik të kafshëve.

• Realizojë skemat e ndryshme të vaksinimit sipas specieve.

• Interpretrojë të dhënat statistikore bazë në studime klinike për epidemiologjinë.

Kompetenca profesionale dhe të specializuara

Studentët do të jenë të aftë të:

• Zbatojnë parimet etike në mjekësinë veterinare, duke respektuar trajtimin human dhe mirëqenien e kafshëve.

• Realizojnë anamnezën dhe kontrollin e sistemeve të ndryshme të organizmit.

• Administrimin e anestezisë dhe kryerjen e procedurave kirurgjikale dhe mjekësore me përpikmëri dhe siguri.

• Kryejnë inseminimin artificial dhe përcaktojnë shtatëzaninë tek kafshët.

• Realizojnë inspektimin ante-mortem dhe post-mortem të kafshëve.

• Diferencojnë inflamacionin akut nga ai kronik.

• Dallojnë midis lezioneve lokale dhe atyre të përgjithshme.


Kompetenca ndërdisiplinare dhe të zbatueshme në tregun e punës

Studentët do të jenë në gjendje të:

• Kuptojnë ndërlidhjen midis shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit, në përputhje me qasjen “Një Shëndet” (One Health), duke bashkëpunuar me mjekë dhe profesionistë të shëndetit publik.

• Aplikojnë njohuritë veterinare për adresimin e rreziqeve nga pandemitë globale me origjinë nga kafshët.

• Marrin pjesë aktive në iniciativat e kontrollit të zoonozave, epidemiologjisë dhe biosigurisë, duke garantuar shëndetin e tufës.

• Menaxhojnë financiarisht bizneset veterinare duke balancuar kostot dhe fitimin.

• Marrin pjesë në grupe interesi ose komisione politike për hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve në fushën e veterinarisë.

• Ruajnë faunën e egër dhe mbrojnë biodiversitetin dhe ekosistemet përkatëse.


Programi i Studimit në “Mjekësi Veterinare” realizohet gjatë pesë viteve, duke garantuar një

shpërndarje të saktë dhe të balancuar të ngarkesës mësimore. Programi fokusohet në shëndetin e

kafshëve, i cili ndërlidhet ngushtësisht edhe me çështjet e shëndetit publik.

Gjatë dy viteve të para (paraklinike), studentët studiojnë lëndë themelore si: Anatomi, Histologji,

Biologji, Kimikë, Fizikë, Fiziologji, Biokimi, Etologji, Botanikë, Biostatistikë, si dhe bazat e

ushqyerjes dhe mbarështimit të kafshëve. Modulet e formimit të përgjithshëm mundësojnë

zhvillimin e kompetencave gjatë punës teorike dhe praktike, njohjen me metodologjinë statistikore

dhe definicionet në informatikën mjekësore, duke mundësuar përpunimin dhe prezantimin e të

dhënave. Këto module studiojnë funksionet jetësore themelore të organizmit si tërësi, si dhe të

organeve dhe indeve në veçanti, duke mundësuar kështu arritjen e njohurive themelore për

kuptimin e proceseve fiziologjike dhe biokimike. Njëkohësisht, ato japin parimet bazë të

metabolizmit dhe ofrojnë një vështrim të strukturës dhe funksionit të molekulave, si dhe proceseve

të rëndësishme metabolike që ndodhin brenda qelizave.

Gjatë tre viteve të tjera, studentët fokusohen në module që studiojnë agjentët patogjenë, të aftë të

shkaktojnë patologji, si mikrobe, viruse dhe parazitë, përmes lëndëve si Mikrobiologji, Virologji,

Imunologji dhe Parazitologji. Njëkohësisht, studentët studiojnë patologjitë specifike sipas

specieve, të cilat kanë qëllim formues dhe bazohen në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes klinike

të kafshës gjatë kontrollit në lëndë si Propedeutikë, Sëmundjet e Derrave, Sëmundjet e Shpendëve,

Sëmundjet e Njëthundrakëve dhe Sëmundjet e Kafshëve të Shoqërimit. Këto module synojnë

vendosjen e një diagnoze të saktë klinike për përcaktimin e patologjive që mund të vërehen gjatë

ekzaminimit klinik.

Në vitin e fundit, fokusi është te lëndët që lidhen me sigurinë ushqimore, duke vënë theksin në

rolin parësor që ka mjeku veteriner në shëndetin publik. Në semestrin e fundit zhvillohet Praktika

Profesionale, që përbën një komponent kyç të kurrikulës së programit të “Mjekësisë Veterinare”.

Praktika synon t’u japë studentëve një përvojë praktike dhe bazë profesionale për përfundimin e

studimeve, duke u realizuar në institucione dhe ambiente të ndryshme, si klinika veterinare private,

ferma blegtorale, depo dhe farmaci veterinare, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë,

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe Autoriteti Kombëtar i

Ushqimit (AKU).

Praktika ofron mundësinë e përdorimit të kompetencave të fituara përgjatë kurseve teorike në një

kontekst praktik profesional, dhe ka për qëllim aftësimin e studentëve me konceptet bazë dhe

aplikimet klinike në veprimtarinë praktike.


Tregu i punës ka gjithnjë e më shumë një kërkesë të fortë për profesione të lidhura me teknologjinë dhe informacionin, të nxitur nga dixhitalizimi në rritje i bizneseve, bujqësisë, agroindustrisë dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë. Të diplomuarit në programin e Informatikës së Biznesit kanë një profil të gjerë profesional dhe janë të aftë të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm, duke ndërlidhur teknologjinë e informacionit me menaxhimin dhe zhvillimin e biznesit. Disa prej mundësive kryesore të karrierës për të diplomuarit në programin e Informatikës së biznesit janë:

• Projektues i Sistemeve Inovative – Krijimi, dizenjimi, marketingu dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve dixhitale inovative; programues dhe analistë sistemesh.

• Administrator i Bazave të të Dhënave & Analist të Dhënash – Menaxhimi dhe sigurimi i të dhënave organizative për performancë dhe besueshmëri; analizimi i të dhënave të biznesit dhe operacionale për të mbështetur vendimmarrjen dhe zhvillimin e strategjive.

• Menaxhim i Sistemeve të Informacionit dhe Cloud – Marrja e përgjegjësive kyçe në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të IT-së në fusha si logjistika dhe bankat; administratorë sistemesh ose rrjetesh.

• Analist i Biznesit në IT dhe Konsulencë – Lidhja midis nevojave të biznesit dhe zgjidhjeve teknologjike përmes modelimit të proceseve dhe kërkesave të sistemeve; optimizimi dhe mbështetja e proceseve të biznesit dhe avancimi i dixhitalizimit në kompani.

• Zhvillues Sistemi / Inxhinier Softuerësh – Dizenjimi dhe implementimi i aplikacioneve softuerike të biznesit dhe sistemeve të ndërmarrjeve të agrobiznesit dhe më gjerë.

• Sisteme Biznesi dhe Financiare – Menaxhimi efektiv i IT-së brenda një kompanie dhe gjenerimi i treguesve kyç të performancës për produktivitetin dhe efikasitetin e IT-së;

administrator i sistemeve ERP & CRM; zbatim i softuerëve financiarë.

• Specialist në E-Business ose E-Government – Zhvillimi dhe menaxhimi i platformave online dhe shër-bimeve dixhitale në sektorin privat dhe publik; specialist në tregtinë elektronike, zhvillues dhe analist uebi.

• Specialist ose sipërmarrës në Sektorin e IT-së & Programimit – Bazuar në idenë personale për një start-up, të diplomuarit mund të krijojnë me sukses kompani programimi dhe zgjidhjesh dixhitale.


Diplomimi në Mjekësi Veterinare i hap studentëve një spektër të gjerë mundësish profesionale, si

në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, brenda dhe jashtë vendit. Të diplomuarit kanë

përgatitjen e duhur për të ndjekur karrierë në:

  • Klinika veterinare për kafshë të vogla dhe të mëdha;
  • Ferma bujqësore dhe qendra të mbarështimit të kafshëve;
  • Institucione shtetërore të kontrollit veterinar dhe shëndetit publik;
  • Agjenci të sigurisë ushqimore dhe inspektorate veterinare;
  • Laboratorë diagnostikues dhe kërkimorë;
  • Organizata ndërkombëtare si FAO, WHO, OIE etj.;
  • Sektori farmaceutik;
  • Karrierë akademike dhe kërkim shkencor në universitete dhe institute kërkimore.

Për më tepër, programi ofron bazat e nevojshme për ndjekjen e studimeve të mëtejshme

pasuniversitare në fushat e specializuara të mjekësisë veterinare, shkencave biomjekësore, epidemiologjisë dhe menaxhimit të shëndetit publik veterinar.