Menaxhim Biznesi
• Program praktik në Menaxhim Biznesi (FEA), në bashkëpunim me Universitetin BOKU, i orientuar drejt tregut të punës
• Fokus në Agrobiznes dhe Turizëm Rural, sektorë strategjikë me potencial për punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm
• Ofron njohuri në menaxhim, marketing, financë dhe sipërmarrje, të kombinuara me aftësi praktike
• Përgatit studentë për menaxhimin e bizneseve moderne dhe zinxhirëve të vlerës, me më shumë fokus te praktika dhe mundësitë reale
• Menaxhim dhe lidership – Drejtim efikas i bizneseve bujqësore, agrobizneseve dhe njësive turistike rurale; punë në ekip dhe komunikim profesional.
• Marketing dhe shitje – Hartim strategjish promovimi për produkte ushqimore dhe shërbime turistike.
• Analizë dhe vendimmarrje – Vendime të bazuara në të dhëna financiare, teknike dhe organizative.
• Projektim dhe menaxhim Biznesh turistike, agroturistike dhe turizmi rural
• Menaxher biznesesh dhe agrobiznesesh; menaxher në turizëm, agroturizëm dhe turizëm rural
• Konsulent biznesi dhe financash për sektorin publik dhe privat
• Specialist dhe menaxher marketingu e shitjeje në zinxhirin agroushqimor
• Analist performance dhe planifikimi strategjik; mundësi angazhimi në institucione arsimore dhe kërkimore
Jonida Gjoni, Drejtore Finance, MEGATEK
“Njohuritë ekonomike dhe financiare më udhëheqin drejt vendimeve të zgjuara. Studimet dhe përvoja praktike më kanë formuar të jem e disiplinuar, e përgatitur për sfida dhe e fokusuar në arritjen e synimeve profesionale.”
Vjola Elezi, Specialiste njësia IPA/IPARD, Ministria e Financave
“Njohuritë mbi politikat bujqësore, zhvillimin rural dhe financimet e BE-së janë baza e punës sime. Me aftësi analitike dhe menaxheriale, kontribuoj në administrimin e programeve IPA/IPARD, duke siguruar përdorim të qëndrueshëm të fondeve sipas standardeve europiane.”
Kristi Marku, Shoqëruese Fluturimi
“Studimet në Menaxhimin e Turizmit Rural kanë formuar një perspektivë të plotë mbi turizmin si mjet zhvillimi dhe mbështetjeje komunitetesh. Me 7 vite përvojë dhe bazë të fortë akademike, ndërthur teorinë me praktikën në menaxhim, marketing dhe zhvillim destinacionesh.”
Anxhelo Malushi, Specialist, Sektori i Rinisë, Bashkia Tiranë
“Prej 5 vitesh angazhohem në fushën e turizmit dhe rinisë, në sektorin privat dhe institucionet vendore, duke kontribuar në zhvillimin lokal dhe përfshirjen e të rinjve. Studimet në Menaxhimin e Turizmit Rural kanë formësuar angazhimin tim ndaj turizmit të qëndrueshëm dhe fuqizimit të komuniteteve lokale.”
- Programi bazohet në ndërdisiplinaritet, duke integruar metoda nga fusha të ndryshme për zgjidhjen e problemeve komplekse.
- Kombinon njohuri nga teknologjia, shkencat natyrore dhe ekonomia sipas standardeve ndërkombëtare (Muster Curricula).
- Ofron formim gjithëpërfshirës për përballimin e sfidave ekonomike, mjedisore, sociale dhe teknologjike.
- Struktura e krediteve përfshin: 52% shkenca sociale, 22% shkenca natyrore dhe 26% shkenca teknike.
- Lorem ipsum