Dizajni i Interierit dhe Inxhinieri Druri
Kjo diplomë kombinon aftësitë teknike dhe krijuese, duke i përgatitur studentët për një industri druri në rritje të fokusuar drejt zgjidhjeve ekologjike. Përmes përvojës praktike, studentët përmirësojnë aftësitë e tyre në dizenjimin dhe përpunimin e drurit , duke hapur kështu rrugë të ndryshme karriere si dizajner i interierit dhe inxhinier i përpunimit të drurit. Ky program është ideal për ata që kërkojnë të bashkojnë talentin artistik e krijues me aplikimet në teknologjitë inovative, duke lënë gjurmë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Programi Bachelor në " Dizajn Interieri dhe Inxhinieri Druri " kombinon aspektet shkencore, praktike dhe krijuese të përpunimit të drurit dhe materialeve me bazë druri me dizajnin artistik dhe funksional të hapësirave të brendshme. Kurikula u ofron studentëve aftësitë teknike dhe njohuritë e nevojshme për të punuar në industrinë e drurit, përveç ofrimit të njohurive në parimet e dizajnit të brendshëm.
Studentët do të marrin njohuri për materialet e drurit dhe teknikat moderne të prodhimit, së bashku me parimet e dizajnit, planifikimin hapësinor dhe dizajnin e interierit.
Programi ka për qëllim:
• Zhvillimin e ekspertizës teknike për materialet drusore dhe përpunumin e tyre: Ti pajisë studentët me njohuri të thelluara mbi vetitë e drurit, teknologjinë e përpunimit dhe metodat moderne të prodhimit për të krijuar produkte druri të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë.
• Nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit në dizajnin e interierit: Të ofrojë aftësi për të dizenjuar hapësira të brendshme që janë estetike dhe funksionale, duke integruar elemente si mobiljet, ndriçimin, ngjyrat, stilin me fokus në nevojat dhe komoditetin e përdoruesve.
• Promovimin e praktikave të qëndrueshme në dizajn dhe aplikim: Të inkurajojë zgjedhjendhe përdorimin e materialeve qëndrueshme, parimet e dizajnit ekologjik dhe ndikimin mjedisor të produkteve të drurit dhe produkteve të tjera të rinovueshme.
• Krijimin e aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të projekteve: Të përgatisë studentët për të menaxhuar projekte dizajni dhe prodhimi, nga konceptimi deri në ekzekutimin, duke siguruar planifikim, buxhetim dhe koordinim efektiv me palët e interesit.
• Kultivimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor: Të zhvillojë aftësitë ndërdisiplinore të studentëve, duke kombinuar aspektet teknike të teknologjisë së drurit me ato artistike dhe funksionale.
Të diplomuarit do të fitojnë ekspertizë në:
• Teknologjitë e përpunimit të drurit: Aftësi në teknikat e përpunimit të drurit dhe teknologjitë inovative, duke përfshirë CAD dhe CNC.
• Dizajnin dhe krijimtarinë estetike: Përvetësimi i parimeve të dizajnit për të krijuar hapësira të brendshme vizualisht tërheqëse dhe funksionale.
• Njohjen e materialeve me baze druri: Kuptimi i vetive të drurit dhe materialeve me bazë druri, burimeve të qëndrueshme dhe praktikave të dizajnit ekologjik.
• Menaxhimin e projekteve dhe punën në ekip: Aftësi në menaxhimin e projekteve të dizajnit, planifikimin, buxhetimin, prodhimin dhe punën efektive në ekip.
