Skip to Content

Teknologji Ushqimore

Studentët që diplomohen në programin e studimit Bachelor në profilin “Teknologji Ushqimore” kanë mundësinë të integrohen në industrinë ushqimore, duke luajtur një rol kyç në prodhimin, sigurinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë e sektorit ushqimor në vendin tonë dhe më gjerë. Ekspertiza e tyre i lejon ata të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm duke përfshirë përpunimin dhe prodhimin e ushqimit, menaxhimin e sigurisë dhe cilësisë, kërkimin dhe zhvillimin, si dhe agjencitë qeveritare të zbatimit të ligjit. Rritja e vazhdueshme e këtij segmenti ekonomik tregon nevojën për specialistë të mirëtrajnuar, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare.


Programi i ciklit të parë Bachelor në “Teknologji Ushqimore”, është një program ndërdisiplinor që ndërthur parimet e teknologjisë ushqimore dhe inxhinierisë për të përgatitur specialistë me kompetenca të avancuara teknike, teknologjike dhe profesionale në fushën e përpunimit dhe prodhimit të produkteve të ndryshme ushqimore për të adresuar sfidat në prodhimin, përpunimin dhe sigurinë e produkteve ushqimore. Ky program synon t'u ofrojë studentëve njohuri të zgjeruara mbi vetitë e lëndëve të para, teknologjitë e përpunimit dhe prodhimit të produkteve të ndryshme ushqimore, me aftësi teknike, shkencore dhe menaxheriale për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sigurisë ushqimore, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e sektorit agroushqimor, që përfshin aspekte inxhinierike të teknologjive agroushqimore dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë në këtë Industri.

Si pjesë e ofertës akademike të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ky program është i harmonizuar me objektivat strategjikë për:

• Zhvillimin e sektorit agroushqimor në vendin tonë,

• Mbështetjen e ecurisë së këtij segmenti të rëndësishëm ekonomik. Në këtë kontekst,

o Synohet të forcojë infrastrukturën teknologjike të vendit,

• Të promovojë përmirësimin e industrisë ushqimore dhe të mbështesë procesin e integrimit në tregun Evropian.

Emri “Teknologji Ushqimore”, është mjaft i përshtatshëm për tregun e punës në Shqipëri, pasi fokusohet në një sektor kyç të zhvillimit ekonomik dhe industrial të vendit. Ky program studimi ndërthur njohuritë inxhinierike me aplikimet e tij në sektorin agro-ushqimor, duke përgatitur specialistë që mund të kontribuojnë në sigurinë ushqimore, përpunimin e produkteve bujqësore dhe zhvillimin e teknologjive inovative në industrinë ushqimore.

  • Industrinë ushqimore, duke luajtur një rol kyç në prodhim
  • Sigurinë dhe cilësinë ushqimore, inovacionin dhe qëndrueshmërinë e sektorit ushqimor në vendin tonë. Ekspertiza e tyre u mundëson të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë:
  • Përpunimin dhe prodhimin ushqimor, menaxhimin e sigurisë dhe cilësisë, kërkimin dhe zhvillimin, si dhe në agjencitë qeveritare zbatuese të ligjit siç është Agjencia Kombëtare e Ushqimit

Programi tre-vjeçar ndërthur shkencat e Natyrës; Teknologjisë & Inxhiniersë; Ekonomisë, Sociale dhe Juridike; si dhe Diploma, Lëndë zgjedhore, Praktikë.

  • Viti i I: Kurse bazë në fizikë, matematikë, kimi, biologji. (50 ECTS).
  • Viti i II/III: Biopërpunimi i ushqimit dhe teknologjitë e ushqimit (70 ECTS).
  • Viti i II/III: Kurse social-ekonomike, praktika dhe një projekt tezë (60 ECTS).


Për hartimin e këtyre programeve është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore.

Ky parim synon të integrojë metoda dhe mjete analitike nga disiplina të ndryshme, duke gjeneruar njohuri të reja dhe zgjidhje praktike për çështje komplekse që lidhen me sigurinë ushqimore, prodhimin agro-ushqimor, qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin teknologjik në një sektor që po evoluon me ritme të shpejta.

Vëmendje e barabartë i kushtohet edhe fushës së nutricionit, duke pasqyruar nevojën në rritje për strategji të bazuara në shkencë për përmirësimin e praktikave ushqimore, mbështetjen e shëndetit publik dhe promovimin e mirëqenies ushqimore në grupe të ndryshme të popullsisë.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula), programi integron njohuri nga fushat e shkencave sociale, shkencave natyrore dhe shkencave teknike, duke ofruar një arsim të gjithanshëm që përgatit studentët për të përballuar sfida komplekse në tregun real të punës në fushat e teknologjisë ushqimore, nutricionit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve ushqimore.