Skip to Content

Diplomë e dyfishtë për studentët e rinj: UBT & BOKU bashkë në një mision reformues


Oferta e re akademike e Universitetit Bujqësor të Tiranës u prezantua në një takim të përbashkët me kolegët nga Universiteti BOKU i Vjenës dhe me aktorët kryesorë lokalë nga fushat e bujqësi​së, mjedisit, pyjeve, mjekësisë veterinare, agrobiznesit dhe sektorit të OJF-ve në rajonin e Shkodrës.

Gjatë këtij aktiviteti, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku prezantoi nëntë programet e reja të studimit të njësuara sipas Universitetit BOKU të Vjenës dhe ftoi maturantët që në vitin e ri akademik të zgjedhin këto programe për një të ardhme më të mirë dhe një karriere të suksesshme.

Pas konferencës për shtyp, zhvilluam një diskutim të frytshëm me aktorët lokalë për të identifikuar mënyrat se si mund të lidhim më mirë mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe transferimin e teknologjisë me sfidat konkrete të sektorëve përkatës.

Ky format takimi do të organizohet edhe në rajonet e tjera të Shqipërisë, me qëllim që të forcojmë lidhjen e universiteteve me nevojat reale të komuniteteve dhe tregut të punës në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku (Rektor i UBT-së) tha: “Të rinjtë, gjinazistët që po mendojnë sot për t'u regjistruar në universite duhet t'a konsiderojnë këtë ofertë akademike, sepse çdo i ri që do të regjistrohet këtë vit të ri akademik përveç diplomës shqiptare të Universitetit Bujësor të Tiranës do të marrë edhe një diplomë austriake të Universitetit BOKU të Vjenës.

Krahas kërkimit shkencor dhe ofertës akademike ne jemi të fokusuar edhe në rolin që një institucion i arsimit të lartë duhet të luaj, që është ai i tranferimit të teknologjive, misioni i tretë i çdo universiteti. Përveç përfitimit të aspekteve akademike, një universitet nuk duhet të fokusohet vetëm për të dhënë por edhe duhet të transferojë.

Reforma që ky universitet ka nisur herët apo vonë do të aplikohet edhe nga universitete të tjera në Shqipëri. Me mënyrën e funksionimit aktual, universitetet në vend 'vuajnë' sepse janë të fokusuar vetëm në mësimdhënie dhe mungojnë komponentët e tjerë, kërkimi dhe trasferimi i teknologjive. Nisur me prespektivën e Shqipërisë që në vitin 2030 do të jetë anëtare e Bashkimit Europian, oferta akademike që një institucion i arsimit të lartë ofron duhet patjetër të përshtatet me atë që Bashkimi Europian pret. Në harkun kohor të 4-5 viteve të ardhshme UBT ka ambicie të tranferohet në Universitetin e BOKU-së në Tiranë. ”

Nga ana tjetër, Prof. Hubert Hasenauer (Rektor i BOKU, Vjenë) u shpreh: “Shqipëria po ecën shumë mirë dhe mendoj se është koha e përshtatshme për të filluar reforma të kësaj natyre, jo vetëm për Universitetin Bujqësor të Tiranës por edhe institucione të tjera të arsimit të lartë. E rëndësishme është të kuptojnë specifikat që ka vendi dhe sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe të ndihmojnë në këtë drejtim. Ideja nuk është që të kopjojmë një sistem të arsimit të lartë, siç është në Austri, por të përshtasim një sistem bazuar në specifikat dhe nevojat që ka vendi. Qëllimi kryesor është që të prodhojmë studentë të kualifikuar me njohuri dhe kompetencat e duhura që përshtaten shumë mirë me tregun e punës dhe i shërbejnë ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare në tërësi."

Atmosferë Festive në UBT: Bashkë me Studentët dhe Miqtë nga BOKU