Skip to Content

UBT në drejtimin e Rrjetit Global të Agroturizmit me Prof. Shpresim Domin

Prof. Shpresim Domi është zgjedhur në krye të Rrjetit Global të Agroturizmit (Global Agritourism Network – GAN), një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e agroturizmit dhe zhvillimit rural. 

Shpresim Domi vjen në këtë detyrë të rëndësishme si rezultat i kontributit të tij disa vjeçar në promovimin e agroturizmit, turizmit rural dhe modeleve të qëndrueshme të zhvillimit në këtë sektor. Global Agritourism Network bashkon ekspertë, universitete dhe institucione nga e gjithë bota për të zhvilluar dhe promovuar agroturizmin si një sektor strategjik për ekonomitë rurale dhe turizmin e qëndrueshëm. 

Për Universitetin Bujqësor të Tiranës agroturizmi dhe turizmi rural përbëjnë një fushë të rëndësishme dhe të qëndrueshme studimi e kërkimi, duke qenë një nga drejtimet strategjike të zhvillimit akademik dhe shkencor të institucionit. 

Ky emërim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për ekspertizën shqiptare dhe një moment të rëndësishëm për rritjen e rolit të UBT-së në rrjetet globale të agroturizmit.