Skip to Content

UBT nis Workshop-in për Reformën Administrative në kuadër të Projektit UBT-BOKU 2030


Universiteti Bujqësor i Tiranës po zhvillon një workshop strategjik tre-ditor, i fokusuar në analizën dhe modernizimin e administrimit universitar, në kuadër të Projektit UBT–BOKU 2030.

Workshop-i synon forcimin e kapaciteteve administrative, përmirësimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj studentëve dhe stafit akademik, duke u mbështetur në praktikat më të mira evropiane dhe eksperiencën e Universitetit BOKU të Vjenës.

Gjatë punimeve, përfaqësues të administratës universitare, stafit akademik dhe institucioneve partnere po diskutojnë reforma konkrete që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së qeverisjes universitare.


Projekti UBT–BOKU 2030 mbështetet financiarisht nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Austrisë.

Start writing here...