Skip to Content

GRATË NË SHKENCË – KONTRIBUTI I TYRE NË KËRKIMIN SHKENCOR DHE MBROJTJEN E BURIMEVE UJORE I

10 tetor 2026 by
GRATË NË SHKENCË – KONTRIBUTI I TYRE NË KËRKIMIN SHKENCOR DHE MBROJTJEN E BURIMEVE UJORE











I
Web Publikime

Në kuadër të projektit ndërkombëtar AMORE-AL – “Assessment of Pollutant Emissions to Support River Basin Management in Albania According to the EU Water Framework Directive” – u zhvillua workshop-i “Women’s Day in Water Science – Dita e Gruas në Shkencën e Ujit”, si pjesë e Paketës së Punës WP4, Aktiviteti 4.6. Aktiviteti synoi të promovonte rolin dhe kontributin e grave në kërkimin shkencor, monitorimin e cilësisë së ujërave, analizat laboratorike dhe mbrojtjen e mjedisit, duke nxitur vajzat dhe gratë e reja të ndjekin karriera në shkencë.

Shkenca dhe monitorimi i ndotjes së ujërave

Gjatë workshop-it u prezantuan temat kryesore të kërkimit shkencor të projektit AMORE-AL, me fokus në pellgun ujëmbledhës të lumit Ishëm, duke përfshirë:

  •  Ndotjen e ujërave sipërfaqësore nga aktivitetet njerëzore.
  •  Monitorimin e pesticideve dhe substancave organike.
  •  Identifikimin e baktereve patogjene dhe gjeneve të rezistencës ndaj antimikrobikëve.
  •  Vlerësimin e emetimeve të metaleve të rënda.
  •  Analizën e ndotjes nga azoti dhe fosfori dhe ndikimin e saj në eutrofikim.
  •  Përdorimin e modelit MoRE për vlerësimin e emetimeve të ndotësve dhe mbështetjen e menaxhimit të integruar të burimeve ujore.

Roli i grave në laboratorë dhe në kërkimin shkencor

Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së pjesëmarrjes së grave në të gjithë procesin shkencor, nga marrja dhe përgatitja e mostrave deri te analizat laboratorike, kontrolli i cilësisë, interpretimi i rezultateve dhe komunikimi i gjetjeve shkencore. Një fokus veçanërisht i madh gjatë workshop-it iu kushtua stafit të laboratorëve shkencorë të Fakultetit dhe Universitetit, duke vlerësuar kontributin e tyre shumëvjeçar dhe performancën

profesionale në përftimin e rezultateve analitike të besueshme dhe interpretimin e gjetjeve shkencore. Ekspertiza, përkushtimi dhe puna e tyre e vazhdueshme kanë siguruar të dhëna dhe kontribute shkencore thelbësore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e suksesshëm të projektit

AMORE-AL. Në këtë kontekst, workshop-i trajtoi gjithashtu sfidat profesionale dhe teknike që lidhen me zbatimin e Procedurave Standarde të Operimit (SOP), përdorimin e pajisjeve analitike, sigurimin e cilësisë së rezultateve, trajnimin profesional dhe mundësitë e barabarta për zhvillimin e karrierës shkencore.

Frymëzim për brezin e ri

Workshop-i theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive për vajzat dhe studentet që të përfshihen në kërkimin shkencor, monitorimin mjedisor dhe teknologjitë laboratorike. Promovimi i grave në shkencë nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore, por edhe investim në cilësinë e kërkimit, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti AMORE-AL, i mbështetur në kuadër të programit APPEAR – Austrian Partnership Programme in Higher Education and Research for Development, kontribuon në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve shkencore për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave në Shqipëri. Më shumë gra në shkencë, më shumë dije për mbrojtjen e mjedisit dhe një të ardhme më të qëndrueshme!