Në kuadër të mundësive të financimit dhe përgatitjes së projektpropozimeve në programin Horizon Europe, ju informojmë se rrjeti CARE4BIO organizon një sesion informues me temë:
“Lump Sum Funding and Financial Support to Third Parties (FSTP) in Horizon Europe Cluster 6”
Ky aktivitet synon të ofrojë udhëzime ligjore, financiare dhe praktike mbi mekanizmat e financimit, me fokus në përgatitjen e projektpropozimeve për thirrjet e ardhshme të Horizon Europe.
Gjatë sesionit do të trajtohen:
Parimet, rregullat dhe aspektet praktike të financimit Lump Sum dhe FSTP;
Përvoja dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i projekteve me financim Lump Sum;
Përvoja praktike në zbatimin e mekanizmit të mbështetjes financiare për palët e treta (FSTP);
Diskutime, pyetje dhe shkëmbim përvojash me ekspertët dhe përfituesit e projekteve.
Data: E premte, 27 nëntor 2026
Ora: 14:00–15:00 (CET)
Formati: Online
Linku i pjesëmarrjes: https://www.youtube.com/watch?v=TzWqBUFRzuA
Inkurajojmë pjesëmarrjen e stafit akademik dhe kërkimor të UBT-së, veçanërisht të kolegëve të interesuar për aplikime në thirrjet e ardhshme të Horizon Europe – Cluster 6, që mbulon ushqimin, bioekonominë, burimet natyrore, bujqësinë dhe mjedisin.
Ky sesion përbën një mundësi të vlefshme për rritjen e kapaciteteve në përgatitjen dhe menaxhimin financiar të projekteve kërkimore evropiane.
Erinda Lika; National Contact Point (NCP) – Horizon Europe, Cluster 6
Food, Bioeconomy, Natural Resources, Agriculture and EnvironmentDr. Erinda Lika