Departamenti Drejtim Agrobiznesi
Departamenti “Drejtim Agrobiznesi” (DDA) është një nga njësitë themelore dhe me traditë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky departament synon të jetë një qendër ekselence në arsimim, kërkim dhe shërbim ndaj komunitetit, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve në sektorin bujqësor dhe atë ushqimor në Shqipëri dhe më gjerë.
✅ Misioni
Misioni i Departamentit “Drejtim Agrobiznesi” është të kontribuojë në përgatitjen e specialistëve të kualifikuar në fushën e menaxhimit të biznesit duke u ofruar studentëve një formim akademik të thelluar, të mbështetur në kërkim shkencor dhe praktika profesionale bashkëkohore.
🌟 Fokusi
Fokusi kryesor i veprimtarisë së Departamentit “Drejtim Agrobiznesi” konsiston në: i) edukimin e studentëve me njohuri bashkëkohore dhe praktike në drejtim, menaxhim dhe marketing të bizneseve në sektorin bujqësor dhe atë të agrobiznesit; ii) zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat kyçe të menaxhimit dhe marketingut si: analiza e tregut, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, menaxhimi i riskut, standardet dhe siguria ushqimore, si dhe efikasiteti i ndërmarrjeve agroushqimore; ii) Rritjen e bashkëpunimit me sektorin privat dhe institucionet publike për përmirësimin e praktikave të menaxhimit;
Vlerat themelore që udhëheqin të gjithë veprimtarinë akademike dhe kërkimore në Departamentin “Drejtim Agrobiznesi” janë :
- Përgjegjshmëria akademike dhe integriteti profesional, në funksion të formimit cilësor të studentëve dhe prodhimit të dijes.
- Inovacioni dhe përmirësimi i vazhdueshëm, për të reflektuar trendet e reja në menaxhimin e biznesit me fokus agroindustrine dhe zhvillimin rural.
- Bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional, si pjesë e një vizioni për ndërthurjen e shkencës me praktikën.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Prof. Asoc. Ledia Thoma
- E-mail: lthoma@ubt.edu.al
- Zyra: 221 A
- Dep. Drejtim Agrobiznesi

Përgjegjës GMK
Administrim
Prof. Asoc. Ilir Tomorri
- E-mail: itomorri@ubt.edu.al
- Zyra: 112 A
- Dep. Drejtim Agrobiznesi

Përgjegjës GMK Menaxhim
Prof. Asoc. Arif Murrja
- E-mail: amurrja@ubt.edu.al
- Zyra: 115 A
- Dep. Drejtim Agrobiznesi

Përgjegjës GMK Marketing
Prof. Asoc. Dorina Grazhdani
- E-mail: dgrazhdani@ubt.edu.al
- Zyra: 223 A
- Dep. Drejtim Agrobiznesi
Organigrama

Grupi Kërkimor Shkencor
Administrim
- Prof. Asoc. Ilir Tomorri
- Prof. Dr. Remzi Keco
- Prof. Asoc. Eda Luga
- Prof. Asoc. Denisa Kurtaj (Pipero)
- Msc. Adela Culani
Menaxhim
- Prof. Asoc. Arif Murrja
- Prof. Dr. Ilir Kapaj
- Prof. Dr. Donika Kërçini
- Prof. Asoc. Amalia Tola
- Prof. Asoc. Gentjan Mehmeti
- Msc. Pranvera Troka
- Msc. Xhulia Dedndreaj
Marketing
- Prof. Asoc. Dorina Grazhdani
- Prof. Asoc. Ledia Thoma
- Prof. Asoc. Orjon Xhoxhi
- Prof. Asoc. Jonida Avdulaj
- Msc. Klea Nikolla