Skip to Content

Departamenti Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural



Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural është unik në arsimin e lartë në Shqipëri, duke ofruar programe studimi që parashikojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ai ofron programe studimi dhe realizon kërkime shkencore në fusha të tilla si politikat agraro-rurale, ekonomia e aplikuar në bujqësi, menaxhimi i burimeve natyrore dhe mjedisit, administrimi rural, etj.

Departamenti ofron programe studimi në të tre ciklet akademike: në nivelin e parë Bachelor, në nivelin e dytë Master dhe në nivelin e tretë Master Ekzekutiv.

Departamenti përbëhet nga një trup akademik prej 18 profesorësh, pedagogësh dhe asistentë pedagogë, ndër më të spikaturit në nivel kombëtar në këto fusha, me përvojë të gjerë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

✅ Misioni

18 anëtarët e stafit të departamentit janë të angazhuar në përmbushjen e misionit të mëposhtëm:

Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural vë në dispozicion burimet e tij për të avancuar analizën ekonomike në funksion të vendimmarrjes në politikat bujqësore dhe të zhvillimit rural, menaxhimin e burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe analizën e tregjeve bujqësore. Departamenti synon administrimin më të mirë të territorit dhe komuniteteve rurale përmes mësimdhënies, kërkimit, zhvillimit profesional dhe ekselencës akademike.

🌟 Vizioni

Vizioni i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural është përshtatja e programeve të studimit dhe kërkimit shkencor me sfidat që përballen zonat rurale gjatë procesit të zhvillimit dhe integrimit evropian, duke ruajtur standarde të larta në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.  Departamenti do të vazhdojë të jetë në të ardhmen një qendër kryesore për edukimin, kërkimin dhe zhvillimin profesional të ekonomistëve dhe administratorëve të zhvillimit lokal.


Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof.Asoc. Fatmir GURI

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Ekomitë e Aplikuara

Prof.Dr. Etleva MUCA

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Mikro-Makroekonomi

Prof.Asoc. Irma TABAKU

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Politikat e Bujqësisë

Prof.Asoc. Rezear KOLAJ

Profil i plotë

Organigrama



Grupi Kërkimor Shkencor

Ekomitë e Aplikuara
  • Prof. Dr. Etleva MUCA
  • Prof. Asoc. Fatmir GURI
  • Prof. Asoc. Eralda SHORE
  • Dr. Silvana NAKUCI
  • MSc. Zenepe DAFKU
Politikat e Bujqësisë
  • ​Prof. Asoc. Rezear KOLAJ 
  • Prof. Dr. Engjell Skreli
  • Prof. Asoc. Anila BOSHNJAKU 
  • Dr. Alban JAUPI
  • Dr. Aljula GJELOSHI
Mikro-Makroekonomi
  • Prof.Asoc. Irma TABAKU
  • ​Prof.Dr. Edvin ZHLLIMA
  • Prof.Dr. Drini IMAMI
  • Prof.Asoc. Mimoza KOKA
  • Prof.Asoc. Oltjana ZOTO
  • Prof.Asoc. Majlinda KULLAJ
  • Prof.Asoc. Eglantina PAZAJ
  • MSc. Xhelentiona Mullaymeri