Departamenti Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhëve të Huaja është pjesë përbërëse e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky departament ofron rol mbështetës për të gjitha departamentet e fakulteteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nëpërmjet modulit të gjuhës angleze për qëllime specifike dhe atë të terminologjisë mjekësore (latinisht) në nivelin Bachelor. Prej disa vitesh departamenti i gjuhëve të huaja ofron për studentët e nivelit “Master i shkencave” gjuhën gjermane, frënge dhe italiane. Këto module synojnë ofrimin e kompetencave gjuhësore në aftësitë/shprehitë e dëgjimit, leximit, shkrimit dhe komunikimit.
✅ Misioni
Misioni i Departamentit të Gjuhëve të Huaja është që të sigurojë mësimdhënie bashkëkohore dhe cilësore për studentët. Anëtarët e stafit akademik të DGJH-së janë të specializuar në gjuhësi, metodologji mësimdhënieje, pedagogji, psikolgji, terminolgji dhe kompetenca të tjera. Fokusi i departamentit tonë është të aftësojë studentët në përdorimin e gjuhës tekniko-shkencore me qëllim që ata të komunikojnë në situata të ndryshme, si edhe të shfletojnë literaturën e bollshme shkencore e teknike sipas profileve dhe fushave të ndryshme të UBT-së.
Në kuadrin e thellimit të punës shkencore dhe bashkëpunimit, brenda Departamentit është krijuar Grupi Mësimor Kërkimor i Terminologjisë, i cili krahas mësimdhënies, ka si fokus kryesor punën me terminologjinë në fusha të ndryshme sipas programeve të pesë fakulteteve. Çdo fakultet i UBT-së ka tekstet specifike, si: anglishtja e bujqësisë & mjedisit; pylltarisë; mjekësisë veterinare; teknologjisë ushqimore; biznesit dhe turizmit.
UBT shërben si qendër provimi për testin e gjuhës angleze APTIS, jo vetëm për studentët e UBT-së, por edhe jashtë saj. Ky test njihet zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për çdo student që aplikon për master shkencor dhe doktoraturë. Aptis jep rezultate të sakta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe është i projektuar të vlerësojë katër disiplina: të folurit, shkrim, lexim dhe dëgjim.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Dr. Esmeralda SHERKO
- E-mail: esherko@ubt.edu.al
- Zyra: 114 A
- Dep. Gjuhëve të Huaja

Përgjegjës GMK i Terminologjisë
Prof. Dr. Luljeta MINE
- E-mail: lmine@ubt.edu.al
- Zyra: 136 A
- Dep. Gjuhëve të Huaja
Organigrama

Grupi Kërkimor Shkencor
Terminologjisë
- Prof. Asoc. Luljeta MINE
- Prof. Asoc. Arjan SHUMELI
- Dr. Esmeralda SHERKO
- Dr Elsa ZELA
- Dr. Ariana NEPRAVISHTA
- Dr. Enkeleda JATA
- Msc. Erion SHEHU